07:41 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës: Liderët serbë kryen spastrime etnike të tmerrshme në Kosovë…

23:13 | 27/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës: Liderët serbë kryen spastrime etnike të tmerrshme në Kosovë…

Tribunali i Hagës, me aktgjykimet e tij, shkroi një pjesë të madhe të historisë së konflikteve në ish-Jugosllavi, tregoi se detyrën e tij e ka kryer në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pavarësisht nga kombësia dhe feja i udhëhequr vetëm nga provat dhe ligji, deklaroi kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serxh Bramerc për “Veçernje Novosti” me rastin e mbylljes së gjykatës.

“Mendoj se drejtësia është realizuar përmes veprimeve, por gjithmonë them se kjo çështje duhet t’u parashtrohet viktimave”, shtoi Bramerc.

Ai thotë se është i kënaqur me punën e prokurorisë dhe rezultatet e Tribunalit për 24 vitet e fundit të punës.

Lidhur me çështjen se pse më shumë serbë janë dënuar, ai përgjigjet se ata luftuan në Kosovë, Kroacidhe  Bosnje e Hercegovinë  dhe se “autoritetet serbe kanë bërë spastrime etnike të tmerrshme në të gjitha ato vende”.

“Nëse ky fakt themelor pranohet, atëherë nuk është aspak për tu befasuar që Tribunali dënoi më shumë serbë. Nëse ky fakt nuk pranohet, gjë që ndoshta ndodh me autoritetet serbe dhe publikun, atëherë vërtet ka të bëjë me refuzimin të pranohet e vërteta”, theksoi Bramerc, raporton Sputnik,transmeton zeri.info.

Bramerc thotë se në disa raste ka konstatuar se liderët serbë ishin pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale për krimet e kryera në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, duke përfshirë zyrtarët serbë si Sllobodan Millosheviç dhe Nikola Sainoviç.

I pyetur nëse kombet e ish Jugosllavisë pas aktgjykimeve janë më afër ose larg pajtimit, Bramerc tha: “Gjykimet kanë efektin që udhëheqësit politikë dhe mediat zgjedhin t’i japin. Nëse, pas aktgjykimeve, liderët vendosin të thellojnë ndarjet dhe të rrisin tensionet, atëherë ata janë përgjegjës për këto pasoja. Edhe pse unë nuk mendoj se puna e Tribunalit çon direkt në pajtimin, mendoj se përcaktimi i përgjegjësisë është parakusht për pajtimin”./Zeri

 

 

Etiketa: BramercKryeprokurori i tribunali te Hages
Pas

Padi për Beyonce dhe Jay Z, nuk kanë paguar punëtorët

Para

Milan fiton derbin, eliminon Interin nga Coppa Italia dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Para
Milan fiton derbin, eliminon Interin nga Coppa Italia dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Milan fiton derbin, eliminon Interin nga Coppa Italia dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 61 nga 222 kuti në Dibër, PS kryeson ndaj PD-së

Numërohen 61 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati

Numërohen 62 nga 139 kuti në Kukës, PD në avantazh ndaj PS

Numërohen 104 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Numërohen mbi 20 përqind e votave, ja si mund të ndahen mandatet

Numërohen 194 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS udhëheq me 49%, koalicioni i PD merr mbi 34%. Ja si renditen forcat e reja

Pas numërimit të mbi 17% të kutive, PS në avantazh, PD-ASHM ndjek me diferencë

Numërimi i votave vijon, Rama publikon foto nga oborri i PS, ‘Çfarë agimi ky sot”

Putin kërkon bisedime direkte me Ukrainën, e shpërfill thirrjen e evropianëve për armëpushim

Belinda Balluku në Fier ndjek nga afër numërimin e votave, PS kryeson në qark

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.