Ann Fransen, drejtuesja e prokurorisë federale belge, ka mbërritur në SPAK ku pritet të takohet me kreun e Prokurorisë Speciale, Altin Dumani.
Gazetarja e Fax News, Bleona Pregezaj, bën të ditur se prokurorja pritet të ketë takime edhe me prokurorët e tjerë të SPAK. Kujtojmë që autoritetet belge, bashkë me palën shqiptare, po hetojnë disa çështje lidhur me krimin e organizuar.