23:58 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryetari i PD-së zhvillon foltore me shqiptarët në Londër, Berisha: 80% e buxhetit vidhet nga qeveria nëpërmjet punëve publike

17:40 | 18/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetari i PD-së zhvillon foltore me shqiptarët në Londër, Berisha: 80% e buxhetit vidhet nga qeveria nëpërmjet punëve publike

Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë në Londër me shqiptarët atje ku ka diskutuar për problemet në Shqipëri, arsyet dhe pasojat e situatës së vështirë ekonomike. Berisha shprehet se në Shqipëri ligji për qytetarët e thjeshtë nuk është përkrahës, sepse është për ata që janë të përfshirë në krime dhe vjedhje.

Kryedemokrati përmend rastet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, atë të nënës lehonë që u arrestua kur fushnja ishte vetëm 8 ditësh dhe rastin e vrasjes në Don Bosko të qytetares Mimoza Paja.

Më tej Berisha ndalet te buxheti dhe vjedhja që po i bëhet atij nga qeveria Rama. Skema që ata përdorin sipas deputetit lidhet me punët publike. Për investimet që duhen bërë, ata që i kanë në dorë firmat vendosin një çmim 8 herë më shumë se çmimi real, duke bërë të mundur futjen në xhep të sasive të konsiderueshme të parave.

Berisha: Sot buxheti i shqiptarëve, në masën 80-90% vidhet nga kjo qeveri. Do të thoni ju me të drejtë, si mundet, si ndodhë? Thjeshtë, çdo punë publike që kryhet në Shqipëri, bëhet me një çmim, 6-8-10 herë më të shtrenjtë, sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike. Kështu në rast se 1 km rrugë në fushë në Gjermani ndërtohet me 2-3 mln euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 mln euro. Në rast se një shkollë ndërtohet me 700 mijë euro sipas standardit, në Tiranë ajo ndërtohet me 6 mln euro. 

I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Të njëjtëin fat kanë edhe pasuritë publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira, digat tona kanë qenë plot. Shqipëria sot falë HEC-eve private prodhon 2 miliardë kilovat orë energji elektrike më shumë se nevoja totale e saj. Megjithatë çfarë ndodh? Këta qeveritarë zbrazin digat, shesin energjinë në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta qesharake, dhe pastaj këta sekserë e shesin në bursë me çmime 3-5-6 herë më të larta dhe këto para i ndajnë me qeveritarët. 

Zinxhiri i vjedhjeve të tij nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për qytetarët. Ato nuk prodhojnë të mira, nuk kthehen në mirësi për qytetarët e këtij vendi. Gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokurorimin sekret, direkt. Janë rritur me 25 herë krahasuar me vitin 2013, prokurimet sekrete. Në rast se përpara të tilla lejoheshin vetëm për shërbimet inteligjente dhe në ndonjë një rast të veçantë për prokurorinë. Sot ato janë bërë ligj dhe nëse duan të vjedhin pa u kuptuar, shpallin tendera sekrete apo negociata të mbyllura.

Pas

Artistët dhe lidhja e ngushtë me vuajtjen dhe vetëvrasjet, pse ndodh kjo?

Para

Berisha nga foltorja me shqiptarët në Londër: Ambasadori i Britanisë së Madhe, ka bashkëpunuar me Ramën për të më dëmtuar

Para
Berisha nga foltorja me shqiptarët në Londër: Ambasadori i Britanisë së Madhe, ka bashkëpunuar me Ramën për të më dëmtuar

Berisha nga foltorja me shqiptarët në Londër: Ambasadori i Britanisë së Madhe, ka bashkëpunuar me Ramën për të më dëmtuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.