Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ndodhet tani në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po u jepet ndihma mjeksore deputetit Bujar Çela dhe të plagosurve nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në Lushnje.
Znj. Nikolla u takua me personelin mjeksor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.