14:24 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ku shkojnë pronat e sekuestruara nga Antimafia? Flet drejtori Pasurive të Sekuestruara: Pas gjyqeve, u kthehen…

18:04 | 01/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ku shkojnë pronat e sekuestruara nga Antimafia? Flet drejtori Pasurive të Sekuestruara: Pas gjyqeve, u kthehen…

70 % të pronave të sekuestruara sipas ligjit Antimafia, që dyshoheshin se kishin burim krimin e organizuar, u janë kthyer mbrapsht të zotëve pas proceseve gjyqësore.

Për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ky është një problem. Po ashtu dhe tejzgjatja e gjyqeve. Që nga sekuestrimi deri në konfiskimin final të këtyre pasurive, me vendim të formës së prerë të gjykatës, kalojnë vite. Gjatë të cilave Agjencia duhet të mirëmbajë dhe menaxhojë pasurinë e konfiskuar, madje të kujdeset edhe për personat që janë punësuar në to.

“Problemi është te gjykatat, sigurisht. Shpresojmë që me përfundimin e reformës në drejtësi, raporti i vendimeve të përmbyset. Numri i pasurive që shkojnë në konfiskim të rritet, pasi deri më tani kanë qenë në masën 30%. Procesi zakonisht zgjat shumë, 2-5 vite. Process i cili dëmton Agjensinë”, thotë Artur Kala, kreu i Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Deri më tani vlera e pasurive që i janë sekuestruar krimit, shkon mbi 32 milionë Euro.

“Gjatë 6 mujorit të parë të 2018-s janë sekuestruar 145 pasuri”, sqaron Kala. Deri në vendimin e konfiskimit, pronat mund të jepen me qira nga Agjensia ose të vendosen në shërbim të komunitetit. Pas vendimit të formës së prerë ato mund të shiten. Por deri më sot askush nuk ka guxuar t’i blejë.

“Nuk është shitur asnjë pasuri. Kjo për shkak të prejardhjes së tyre dhe besoj dhe të çmimit, që është ai i tregut. Në përgjithësi pronat kanë kaluar në përdorim apo pronësi të institucioneve si Ministrisë së Mjedisit, pushtetit lokal, Policisë, Prokurorisë, Qendrës Kombëtare të Viktimave të Trafikimit”, thotë Artur Kala.

Por çfarë ndodh me paratë e konfiskuara nga llogaritë e kriminelëve apo financuesve të terrorizmit?

“Kemi krijuar 2 herë fondin e posaçëm. Jepet për policinë dhe prokurorinë për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e hetimit. Po ashtu i jepet dhe OJF-ve dhe qendrave për trajtimin e viktimave të trafikimit”, vijon kreu i Agjensisë, Kala.

Nga 354 pasuri që agjencia ka në menaxhim, 62 janë të konfiskuara dhe kanë kaluar zyrtarisht në pronësi të shtetit shqiptar, ndërsa 253 presin vendimin e Gjykatës. Burimi: Klan Plus

Etiketa: artur kala
Pas

Shefi i Bayern sulmon PSG dhe Man City: Janë fajtorë për…

Para

FOTO/ Vajza do të guxonit!? Rihanna sapo na prezantoi me trendin më të ri të vetullave

Para
FOTO/ Vajza do të guxonit!? Rihanna sapo na prezantoi me trendin më të ri të vetullave

FOTO/ Vajza do të guxonit!? Rihanna sapo na prezantoi me trendin më të ri të vetullave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite

Irani bën bilancin: Rreth 500 të vdekur dhe 3000 të plagosur nga sulmet izraelite!

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

Situata nga zjarri në Pilur ende jashtë kontrollit, ndërhyhet me helikopter

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Priten dëme shumë të mëdha në centralin Fordow të Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.