Janë luajtur dje disa ndeshje për kualifikueset e Euro 2024. Në grupin B, Franca dhe Hollanda arritën të merrnin nga një fitore. Ekipi i Dechamps triumfoi ndaj Irlandës në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0. Golat u shënuan nga Tchouameni në pjesën e parë dhe Marcus Thuram në të dytën.
Ndërsa tulipanët mundën Greqinë 3-0 me golat e De Roon, Gakpo dhe Weghorst. Franca është kryesuese e grupit B me 15 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura. Ndërsa Holanda ka luajtur 3 ndeshje dhe është në kuotën e 6 pikëve në vendin e dytë.
Sot do të zbres në fushë Spanja, e cila do të luajë në Gjeorgji ndaj vendasve në orën 18:00. Ndërsa në darkë do të jetë rradha e Portugalisë që do ndeshet ndaj Sllovakisë.