17:39 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

16:41 | 17/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Sezoni veror ka nisur dhe bashkë me të policia e shtetit po merr masa për të ruajtur rendin e sigurinë.

Duke nisur nga kjo fundjavë deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda që transportojnë mallra në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar. Për sezonin veror 2025, përveç sigurisë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, policia po merr masa për lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë, përfshirë punonjës policie me biçikleta që patrullojnë në plazhe.

Shërbimet policore do të përdorin edhe dronë për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore. Për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale, policia rrugore do të përdorë pajisje inteligjente, dronë dhe alkooltestuesit, 24 orë në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.

Në këtë drejtim po vijon edhe operacioni “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, do të ushtrohen kontrolle për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Tashmë, punonjësit e Policisë janë pajisur me aparate të matjes së zhurmave.

Pas

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

Para

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Para
Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

 



Të Fundit

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Arratiset presidenti/ Tre avionë të qeverisë iraniane zbarkojnë në Oman, mes tyre edhe ai presidencial

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.