16:30 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kujdes! Ankthi po ju shkatërron këto janë shenjat, që po ju dërgon organizmi

09:18 | 10/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kujdes! Ankthi po ju shkatërron këto janë shenjat, që po ju dërgon organizmi

Të gjithë shqetësohemi herë pas here, por, nëse nuk qetësoheni menjëherë ose shqetësoheni edhe për gjëra të vogla në punë apo në shtëpi, flisni me mjekun. Shqetësimi dhe ankthi i shpeshtë mund të ndikojnë në shëndet dhe lidhen me një çrregullim të ankthit.

Ja çfarë mund të shkaktojë shqetësimi në trup!

Sistemi nervor

Ky rrjet mesazhesh përfshin trurin, palcën kurrizore, nervat dhe qeliza speciale të quajtura neurone. Shqetësimi i tepërt mund ta nxisë këtë rrjet të prodhojë hormone të stresit, të cilat përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe transportojnë më shumë gjak në krahë dhe këmbë. Me kalimin e kohës, mund të ndikojnë në zemër, enët e gjakut, muskujt dhe sisteme të tjera.

Muskujt

Kur jeni të shqetësuar për diçka, mund të sforcohen muskujt në kraharor dhe qafë, duke rritur rrezikun për shfaqjen e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Masazhimi ose teknikat e relaksimit, si frymëmarrja e thellë dhe joga, mund të ndihmojnë për t’u qetësuar.

Frymëmarrja

Kur jeni shumë të shqetësuar, mund të merrni frymë më thellë ose më shpesh seç mund ta kuptoni. Kjo mund të bëhet serioze nëse keni tashmë probleme me frymëmarrjen, si astma, probleme me mushkëritë ose gjendje të tjera.


Zemra

Të shqetësuarit gjatë gjithë kohës mund të ndikojë edhe në zemër, duke rritur rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, atakut në zemër ose goditjes në tru. Nivelet e larta të ankthit mund të nxisin edhe prodhimin e hormoneve të stresit, që shkaktojnë shpejtim të rrahjeve të zemrës. Nëse kjo ndodh shpesh, mund të inflamohen enët e gjakut, duke çuar në sforcim të mureve arteriale, rritje të niveleve të kolesterolit dhe probleme të tjera.

Sheqer në gjak

Kur jeni të shqetësuar për diçka, hormonet e stresit mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak/ Nëse jeni mbipeshë ose vuani nga diabeti, nivelet e sheqerit në gjak mund të mbeten të larta për një kohë të gjatë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru ose sëmundje të veshkave.


Sistemi imunitar

Ndikimet fizike të shqetësimit në trup dobësojnë sistemin imunitar, duke vështirësuar luftimin e viruseve dhe mikrobeve. Kështu, nëse vuani nga gripi, herpesi apo viruse të tjera, do ta keni më të vështirë që të shëroheni nëse shqetësoheni gjatë gjithë kohës apo vuani nga ankthi.

Dhimbje në stomak

Mund të ndieni “flutura në stomak” kur jeni nervoz, ndërsa në raste më të rënda, mund të keni të përziera ose edhe të vjella. Nëse kjo ju ndodh shpesh, mund të çojë në shfaqjen e dhimbjeve të stomakut apo zhvillim të ulcerës në stomak. Dhe, nëse konsumoni shumë ushqime të larta në yndyra ose sheqer, stomaku duhet të punojë fort për t’i tretur, prandaj prodhon më shumë acid dhe mund të shkaktojë refluks acid.


Zorrë

Ankthi dhe shqetësimi i vazhdueshëm mund të ndikojnë në zakonet e jashtëqitjes – mund të vuani nga diarreja ose kapsllëku. Dieta, aktiviteti fizik dhe ilaçet mund t’ju vijnë në ndihmë, megjithatë, është e rëndësishme që të gjeni mënyra për të lehtësuar ankthin.

 

Pas

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, shkak incidenti në spitalin privat me Ervis Martinaj

Para

Dëshmitari tha se ishte manipuluar nga prokuroria, ish-ministri: Inskenimi menderosi Ballën!

Para
Dëshmitari tha se ishte manipuluar nga prokuroria, ish-ministri: Inskenimi menderosi Ballën!

Dëshmitari tha se ishte manipuluar nga prokuroria, ish-ministri: Inskenimi menderosi Ballën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.