10:16 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kujt duhet t’i besojmë? Ministri i Kroacisë: Shqipëria një kamp i mundshëm refugjatësh

08:57 | 26/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kujt duhet t’i besojmë? Ministri i Kroacisë: Shqipëria një kamp i mundshëm refugjatësh

Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviç ka përjashtuar çdo mundësi që shteti i tij të kthehet në vendgrumbullimi për refugjatët e Evropës.

Pas vizitës në Berlin, Bozhinoviç ka deklaruar se “Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot për regjistrimin e refugjatëve”. Bozhinoviç thotë se Kroacia ka mjete të mjaftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të këtillë regjistrimi.

“Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën”, thotë Bozhinoviç. Ai shpreson se Gjermania dhe vendet e tjera do ta shpërblejnë këtë angazhim me anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen. Në këtë segment Kroacia është në gjendje të matet edhe me “të mëdhenjtë”.

“Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, është shprehur ai.

“Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE”, thotë ministri kroat. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri, mbyllet raportimi i ‘DW’.

Por ndërkohë që ministri i Kroacisë vijon të flasë për mundësinë që Shqipëria të kthehet në kamp gjigant për refugjatët, Qeveria e Edi Ramës mohon diskutimet për këtë çështje. Opozita ka denoncuar se kryeministri Rama po përsërit të njëjtën metodë si me armët kimike, kur shqiptarët u vendosën përpara faktit të kryer vetëm pas raportimit në mediat e huaja.

/DW/

 

Etiketa: Koraciseministri
Pas

”Jam i tërbuar”, Maradona shpërthen ndaj të gjithëve. Argjentina e sheh veten të fundit në grup

Para

Kapja e miliona eurove në Durrës, Lubonja: Kush fshihet pas tyre, nxjerrja e informacionit nga Basha…

Para
Implikimi i vëllezërve Xhafaj, Lubonja: Ministri duhet të dorëhiqet!

Kapja e miliona eurove në Durrës, Lubonja: Kush fshihet pas tyre, nxjerrja e informacionit nga Basha…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë dhe një karburant, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

EMRI/ 44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

Sulmohen tre porte dhe një termocentral, Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

Aksident i rëndë në Ukrainë: Përmbyset autobusi, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Sekuestrohen qindra çadra dhe shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dhjetëra shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.