05:04 | 09/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kujt i kalojnë mandatet e Tahirit dhe Selamit? Ç’do të ndodhë në Kavajë?

14:54 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë
0
Gazetarja pas heqjes së mandateve të Rroshit, Selamit dhe Tahirit: Ky votim s’i rri PD-së si iniciatore e ligjit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi sot mandatet kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami. Mësohet se për kryebashkiakun Rroshin dhe Selamin vendimi ka qenë unanim, ndërsa për Dashamir Tahirin votimi ka qenë 4 me 3.

Heqja e mandateve për deputetët e PD-së e LSI-së, respektivisht Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit pritet që të rrisë numrin e votave të maxhorancës.

Bëhet e ditur se pas vendimit të KQZ-së sot, deputeti i LSI­-së Shkëlqim Selami, do të zëvendësohet nga Flamur Çelaj ose Katina Gogo, që vijojnë listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.

Nga ky vendim pritet që numri i deputetëve që votojnë për maxhorancën të shkojë në 90, ndërsa Partia Demokratike të bjerë në numrin 44. Kjo për shkak se Dashamir Tahiri, pas largimit nga PDIU, iu bashkua grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Heqja e mandatit të tij nga KQZ, do t’i japë mundësi kandidatit të listës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në qarkun e Vlorës të jetë pjesë e Kuvendit. Ndërkohë, emri që pritet të zëvendësojë Bashkim Tahirin, bazuar në listën e zgjedhjeve të 2013-ës të PDIU-së, është Edmond Zeno.

Në këtë mënyrë, një deputet i ikën Partisë Demokratike dhe i shtohet PDIU-së, koalicionit qeverisës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot edhe për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Do të jetë Këshilli i Ministrave që do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Rroshit. Në rast të shpalljes së pavlefshme të mandatit të tij, Kavaja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, data e të cilave do të miratohet me dekret nga presidenti Bujar Nishani, i cili ka 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit zyrtar. (XH.A/SHUPLAKA)

zevendesim

Etiketa: mandatezevendesim
Pas

Tevez zyrtarisht në Kinë, ja çfarë përfiton nga kontrata e “çmendur”

Para

Reagon Basha pas heqjes së mandateve: ”Ndarja e politikës me krimin sa ka filluar”. S’thotë asnjë fjalë për Dashamir Tahirin

Para
Pas ngjarjes tragjike, Basha letër Merkelit: Sulmi për të goditur Gjermaninë lider në Europë

Reagon Basha pas heqjes së mandateve: ''Ndarja e politikës me krimin sa ka filluar''. S'thotë asnjë fjalë për Dashamir Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Gruaja e aktorit amerikan vdes papritur në moshën 51 vjeçare pas betejës me anoreksinë

Hamasi në Këshillin e Sigurimit: Ndaloni luftën menjëherë

Pesë mënyra për të pasur një fundjavë të këndshme pa lënë pas dore shëndetin tuaj

SPAK urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës/ 9 kërkesa për arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, mes tyre Taulant Tusha

Zjarri shkrumbon shtëpinë e të moshuarit në Fier, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur, mes tyre një e mitur

Urdhër arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zbulohen emrat

SPAK lëshon 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës

Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Një miliardere si Taylor Swift, vlera e saj e pasurisë për vitin 2023 kalon pritshmëritë….

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.