Ekipi i Kukësit ka marrë një mesazh urimi nga Kosova pas fitores së titullit kampion në kampionatin shqiptar të futbollit. Ka qenë klubi KF “Liria”, Prizren që ka uruar skuadrën verilindore për suksesin e arritur. KF “Liria”, Prizren ka shprehur urimin për titullin dhe i ka uruar Kukësit suksese në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu “Liria” shpreh dëshirë dhe vullnet për të bashkëpunuar me kampionët e rinj të Shqipërisë.
Me sa duket ekipet shqiptare duhet të marrin leksion në Kosovë, fituesi duhet të urohet. klubet tona nuk e kanë uruar zyrtarisht, qoftë edhe me një postim në Facebook. Mase është çështje mentaliteti
URIMI I PLOTË:
Nga: KF “Liria”, Prizren
Për: FK “Kukësi”
Telegram urimi
Me rastin e arritjes së suksesit, daljes Kampion në Superlig, më lejoni që në emër timin dhe KF “Liria”, të shpreh urimet më të përzemërta për Klubin Tuaj.
Ju urojmë, po ashtu, përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare !
Me dëshirën dhe vullnetin, për thellim marrëdhëniesh mes dy klubeve, Ju përshëndesim !
Prizren, 24.05.2017
Me respekt, KF “Liria”
Mirsad Çollaku, kryetar
(B.H/Shuplaka)