Anëtarët e unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik të Malësisë së Madhe, kanë reaguar lidhur me prishjen e kullës së Prek Calit, prijësit të krahinës së Kelmendit.
Kreu i këtij unioni, Luigj Gega, në një deklaratë për shtyp e ka dënuar ashpër këtë akt. Sipas ish-të përndjekurve, atë që nuk e bëri pushtuesi dhe regjimi komunist, e bënë sot pas 27 vitesh disa njerez të veshur me pushtet.
“Në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re.
Pas 27 vitesh iu vendos fadroma kesaj kulle. Ne mbledhjen e pare te keshillit bashkiak do te kerkojme shpjegime per ate çfare ka ndodhur me shembjen e kulles se Prek Calit. Mbeshtesim inisiativen per rindertimin e kulles se Prek Calit. Mbështesim iniciativën për rindërtimin e kullës së Prek Calit.”, janë fjalët e Gegës.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, kulla e Prek Calit u kthye në një debat të fortë politik dhe mediatik. (D.D/Shuplaka)