Të rinjtë e Partisë Socialiste kanë festuar në një nga lokalet e natës në Tiranë ardhjen e festave të fundvitit. Nën ritmet e muzikës shqiptare të rinjtë kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe ministri i brendshëm Tahiri, ku vetë ai ka ndarë momente nga festa në rrjetet sociale. Duket se ministri Tahiri pavarësisht detyrës shumë të rëndësishme që i është ngarkuar nga qeveria, në thelb do të mbetet një nga të rinjtë energjik të Partisë Socialiste. (E.K/SHUPLAKA)