Regjizori i njohur Saimir Kumbaro ka komentuar listat e PD dhe debatin e ngritur mbi to këto ditë pas zyrtarizimit të premten e shkuar.
Ai ka shkruar se kur listat e PD i bënte Berisha askush prej deputetëve nuk e ngrinte zërin. Kumbaro më tej ka sfiduar deputetët e mbetur jashtë listës që të kandidojnë si të pavarur.
“Disa nga ish-deputetët që nuk janë në listë kujtojnë se kanë lindur për të qenë në pushtet përjetë”,-shkruan Kumbaro.
(M.D/Shuplaka)