15:32 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Listat e PD, Bushati: “Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar Partinë Demokratike”

18:14 | 29/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Listat e PD, Bushati: “Basha shfrytëzoi paktin me Ramën për të spastruar Partinë Demokratike”

Analisti Andi Bushati ka komentuar listën e kandidatëve të PD. Ai ka deklaruar se kryetari Basha e shfrytëzoi marrëveshjen me Ramën për të spastruar kundërshtarët në partinë demokratike.

Sipas tij me aksionet e tij Lulzim Basha po e çon partinë drejt shkatërrimit.

Bushati thotë se pastrami i PD nuk u bë për t’u larguar nga Berishizmi sepse këtë të fundit ai e futi në listë, por u bë për të pastruar kundërshtarët politikë të Bashës.

SHKRIMI I PLOTË:

Një gjë është e sigurtë: PD po shkon drejt vetë shkatërrimit. Tashmë në lojë nuk është humbja e zgjedhjeve, por shumë më tepër sesa kaq. Tani në rrezik është mbijetesa e kësaj partie.

Në pamje të parë përgjegjësi i vetëm dhe fajtori unik i kësaj tragjedie është kryetari Lulzim Basha.

Ai bëri gjithçka për të arritur deri këtu.

Ai drejtoi për tre vite e gjysëm me radhë një opozitë të fjetur, në paqe dhe harmoni me gjithçka që e quajti në fund si republika e vjetër.

Ai nuk diti të ndahet nga tradita më e keqe e qeverisë Berisha, nuk kërkoi falje të sinqertë për mëkatet e saj dhe u soll në zyrë ashtu sikurse sillet një njeri që postin ia kanë dhuruar dhe nuk e ka fituar.

Kur u zgjua nga kjo letargji e gjatë, ai filloi protestën dhe kërkoi zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Për të justifikuar mospjesmarrjen në garë ai shpiku fabulën e Republikës së Re dhe largimin e Ramës.

Por, koha i zbehu shpejt të gjitha qëndrimet. Broçkullat që propogandoi në çadër dolën kallp.

Basha u soll si një idhtar i kastës së vjetër politike, kur u ul në tryezë për marrëveshje me Ramën. Ai i tadhëtoi të gjithë ata që besonin se e kishte seriozisht fabulën e zgjedhjeve të ndershme. Ai nuk siguroi asnjë garanci që vota nuk do të vidhet nga trafikantët, se ajo nuk do të blehet nga oligarkët, apo se fushata nuk do të përçudnohet nga mediat.

Ai u kënaq me ata pak ministra dhe drejtorë që mori në tavolinë dhe tinëzisht u përpoq ta shfrytëzonte marëveshjen me kryeministrin për të spastruar PD-në nga kundërshtarët e tij.

E gjithë kjo ekspoze e shkurtër, mungesa e qëndrimeve parimore, piruetat foshnjarake, tradhëtitë e vogla dhe gënjeshtrat kokë më kokë që i tha gjithësejcilit për listat, po i kthehen sot një një ortek të pakontrollueshëm.

Zërat publikë që e mbështetën në çadër po i transformohen furishëm në kritikë. “Armiqtë” brenda partisë po tubohen dhe po kërkojnë largimin e tij. Të gjithë ata që është munduar të netutralizojë veç e veç, po konvergojnë një nje kor, kënga e të cilit do të dëgjohet gjatë të gjithë zgjedhjeve.

Pikërisht këtë situatë shfrytëzuan sot Topalli dhe Imami për ta sulmuar kryetarin se ai po ndërton një parti klienteliste për përfitimet e veta familjare. Ata shkuan edhe më tej, shpallën zhbërjen e PD-së së dhjetorit ’90 duke u nisur nga fakti se në listat e këtij maji mungonin themeluesit e PD, mungonin edhe qëndrestarët e opozitës 1997-2005 edhe ministrat e qverisë së fundit të Berishës.

Natyrisht që mënyra se si Basha u soll me kastën e vjetër të partisë, pa u konslultuar me askënd, pa mbledhur forumet, duke i ndëshkuar personalisht dhe në mënyrë arbitrare është një turp.    

Por, shumëkush me të drejtë mund të thotë: Po a nuk i kanë kërkuar shumë njerëz për vite me radhë që, pavarësisht nga forma, të bëjë pikërisht këtë gjë? A nuk i kanë kërkuar rinovimin e partisë? A nuk e kanë akuzuar se nuk është i aftë të ndahet nga e shkuara? A nuk e kanë yshtur të bëjë divorc me gjithçka që simbolizonte berishizmin?  

Po, kjo është e vërtetë, por deri më tani kreu i PD-së nuk ka ndjekur këtë rrugë. Emrat që ai ka nxjerrë në pension, dhe që po reagojnë sot, ai i ka spastruar më tepër si kundërshtarë personalë sesa në bazë të një filozofie.

Nëse se do të donte të ndahej vërtet nga berishizmi, ai duhet t’a kishte denoncuar publikisht si frymë dhe jo me eleminime pas shpine. Dhe mbi të gjitha ai nuk mund ta bënte këtë duke lavdëruar mbretin dhe duke i dënuar obortarët. Pra ai nuk mund ta mbante Berishën në listë duke e ndarë nga bashkëpunëtorët.

Pikërisht kjo mungesë parimësie, këto taktika meskine, këto dredhi që përligjin manovra të vogla, por nuk ndërtojnë dot qëllime të mëdha, po e zhbëjnë liderin e PD-së në sy të të gjithëve.

Ai po futet në këto zgjedhje me një PD më të përçarë se kurrë.

Ai çuditërisht arriti të bëjë sot bashkë kundër vetes dhe një çift të papjtushëm prej një dekade e gjysëm në PD, si Topalli me Imamin.

Ai arriti bëjë bashkë, korifejtë e PD-së tradicionale, bashkëpuntorët e Berishës dhe gazetarët e frymëzuar prej tij.

Në këtë pike, ai, po e çon PD-në drejt një disfate të sigurt në 25 qershor. Më keq akoma, ai, po rrezikon të ndajë partinë në dysh.

Dhë në këtë pikë duket se disfata e tij është e pashmangshme.

Por, paradoksalisht Bashës i mbetet edhe një rrugë. Çuditërisht ai ka ende edhe një gur të fundit në dorë. Ai ruan akoma të drejtën të thotë se thirrjet kundër republikës së vjetër, se spastrimet që bëri me listat, ishin lëvizje që shkonin në të njëjtin drejtim. Pikërisht në atë rrugë që i kanë kërkuar shumë zëra publikë. Në domosdoshmërinë për tu ndarë nga e shkuara.

Atij tani i mbetet vetëm të argumentojë, se Topalli, Imami, Ruli, Bode, Patozi, Bregu, etj, nuk u larguan se i bënin hije. As se kryetari i ri donte njerëzit e tij apo se i shërbente interesave familjare. Ai duhet të dalë publikisht dhe të mbrojë se ata i hoqi si ikona të berishizmit. Si pjesë e dështimeve të së shkuarës. Por, kjo rrugëdalje i kërkon edhe një skrificë fundore. Ndarjen edhe publikisht nga Berisha. Divorcin final me të.

Vetëm kështu Basha mund të ketë dhe një shanc. Vetëm kështu ai mund të synojë të rikuperojë besimin e publikut.

Natyrisht, për shumëkënd, kjo do të qe një çmenduri. Pas dhjetra plagëve të hapura, pas gjithë atyre konflikteve që gëlojnë, një përplasje më shumë me liderin historik, për më tepër gjatë fushatës, do të qe e barabartë me një disfatë të sigurtë.

Kjo është e vërtetë. Por në pikën që Basha e ka sjellë punën, kjo mund të jetë rruga e vetme. Tashmë anija e PD-së po fut ujë nga të gjitha anët. Dhe atij i kanë mbetur vetëm dy zgjedhje: të mbytet si frikacak ose të mbytet me dinjitet.

Nëse zgjedh të parën fati i tij politik do të jetë në pikpyetje. Ndërsa, nëse zgjedh të dytën, ai i ruan vetes shancin, për t’u ringritur sërish, pas disfatës që do të pësojë në 25 qershor.(B.H/Suplaka)

Share2

 
Për këtë temë: 
Topalli dhe Imami: Të shkarkohet Lulzim Basha!
  • Add new comment

Comments

 

 

Submitted by Albi_I on Mon, 05/29/2017 – 14:56
Eshte e thjeshte fare cfare ka ndodhur. Basha dhe Rama kane rene dakord per bashkeqeverisje me pas. I qete me kete premtim, Basha ka shkuar dhe ka bere nje liste sic ka dashur, i bindur se sido qe te dilte rezultatit ai do ishte pjese e qeverise. Kjo ka rrezik te ndodhe akoma. Por nese pakenaqesia behet shume e madhe, rreziku eshte qe Rama te kape 71 votat vetem e te mos i detyrohet me asgje Bashes. Ketu do fillonte shperberja totale e tij.

 

 

Submitted by Albi_I on Mon, 05/29/2017 – 14:57
Eshte e thjeshte fare cfare ka ndodhur. Basha dhe Rama kane rene dakord per bashkeqeverisje me pas. I qete me kete premtim, Basha ka shkuar dhe ka bere nje liste sic ka dashur, i bindur se sido qe te dilte rezultatit ai do ishte pjese e qeverise. Kjo ka rrezik te ndodhe akoma. Por nese pakenaqesia behet shume e madhe, rreziku eshte qe Rama te kape 71 votat vetem e te mos i detyrohet me asgje Bashes. Ketu do fillonte shperberja totale e tij.

 

 

Submitted by me on Mon, 05/29/2017 – 15:04
Bushati kur do te fillosh te shkruash ne baze faktesh dhe te nxjerresh nje perfundim llogjik per cfare kerkon. Ka ikur koha e hartimeve, shpresoj te kishte nje lloj Bashe dhe ne media tashme. Qe t’ju spastronte pasi keni zene hapesiren publike kot dhe as nuk lodheni te mendoni dicka para se te shkruani dhe jepni keshilla kot sa majtas djathtas. Per PD mos u merakosni pasi kriza te tilla ka patur dhe me heret dhe nuk u shkaterrua. Pse s’folen kunder Bashes me heret? Paska patur te drejte ne nje fare menyre Basha, kush do te flase me njerez me agjenda si keto? Basha mire apo keq ka mbeshtetjen e te gjithe demokrateve, por duhet te jete transparent pse mori vendime te tilla.

 

 

Submitted by Albi_I on Mon, 05/29/2017 – 15:07
Ore “me”, po deri para nje jave e shanit Xhozin qe e kritikonte Bashen, sot i thoni pse nuk foli deri dje?!!! Ore, jeni te lojtur mendsh ju apo nuk dini me cfare thoni?

 

 

Submitted by ripjellja on Mon, 05/29/2017 – 15:32
Ne nje vend ku te gjithe perpiqen te bejne punen me te lehte te mundeshme per te perfituar dicka ne nje mejhane te medhe sic eshte ky vend, normal qe eshte gjeja me e thjeshte per te bere.Gjithfare analistesh qe kritikojne ne menyre siperfaqesore majtas apo djashtas sipas interesit te dites eshte shume e turpshme sepse ne realitet ato qe thone neper analiza jane tendecioze dhe nuk kane kurfare impakti tek lexuesit. Kane vite qe bejne kete gje dhe zaptojne hapesirat mediatike kot. Ky bushati kritikon bashen, nga shkaku i dites qe eshte lenia jashte listes zhozefinen, qe ka 20-vjet ne politike Imamin 25-vjet, bodja 20-vjet, patozi 20-vjet etj se sdua ti permend te gjethe sikur keta kane lindur me kemishen e politikanit dhe ajo qe eshte per te ardhur keq asnje nga keta anal-ist nuk meret me analiza ekonomike, sociale me krimin qe po ben kerdine ne jete njerezish me programet e partive por meren me ate qe eshte me cinikja dhe me e thjeshta per tu shkruar. Po vazhdove me keshtu shkrimesh bushat rama dhe basha te te vijne anash ty per shkrime butaforike dhe arogante. Te pakenaqurit dhe te cektit meren me njerezit e te njejtit profil dhe ti je nje shok i patozit, blushit bregut vali leskajt kaq islamittopallit dhe gjithe kompanise se tyre

 

 

Submitted by Anonim on Mon, 05/29/2017 – 15:53
Vdiqet per te larguar Berishen. lat nam.

 

 

Submitted by lm on Mon, 05/29/2017 – 15:58
o bushte paske pjerdhur si rama o lali ato qe flete ti se do permbysin bashen kan marre kartonin e kuqe kushe tranjere do i marri per te luajtur kur e di qe ato kane kartonin e kuq he se harrova do i marri muc nano ke partia e ngjeles o sa kam qesh

 

 

Submitted by me on Mon, 05/29/2017 – 16:08
Per Albi- kritika ka patur, por tani po degjojme qe asnjehere se paskan mbeshtetur kryetarin e zgjedhur te PD. Dmth paskan qene ne pritje qe ne momentin me te veshtire te sulmojne PD, pasi sulmi ndaj Bashes eshte sulm ndaj PD ne kete moment. Nuk kam degjuar Topallin, Patozin, Boden, Imamin te thone qe Basha ka ndertuar parti klienteliste, qe rri me oligarke etj etj. Ku ishin keto kritika gjate kohes qe PD bente opozite? Qe dhe ne ti dinim dhe ti kerkonim llogari Bashes. Asnje fjale, vetem gjoja benin kritika parimore dhe tani qe nuk zgjodhen po shfaqin mendimin e vertete, gjithmone nese nuk e bejne thjesht per pushtet. Perfundimisht, dhe pse Basha ka bere shume gabime me keto lista dhe qe nuk arrin te beje transparence, ne momentin qe dalin si kope kunder gjithe fodullek sikur kane marre anetaresine e partise me tapi, Basha do te kete mbeshtetjen time. Kur te behen zgjedhjet per kryetar, te dalin te kandidojne, te shikojme.

 

 

Submitted by me on Mon, 05/29/2017 – 16:12
E dyta, ku e kane te drejten morale Topalli, Patozi, Bode, Imami dhe te tjere qe nuk dhane kurre shpjegime per humbejn ne zonat e tyre ne 2013, por dhe ne secilen pale zgjedhjesh te tjera ku ato perfaqesonin PD. I mbaj mend shume mire zonat qe kane humbur secili prej tyre, ose kane ndenjur indiferent ose kane humbur por nuk tani kerkojne llogari pa patur asnje ndenjeje llogaridhenie. Ne kohen kur Rama kishte ndertuar nje imazh per Bashen se eshte kot, fle gjume etj cfare bente Topalli me Bregun? Zgerdhiheshin neper emisione duke ndihmuar Ramen ne kete imazh qe ai e kishte ndertuar per interes te tij. Dmth shkurt ne sherbim te Rames, ne interes te vetin.

 

 

Submitted by Ledia on Mon, 05/29/2017 – 16:12
Si perhere shume i sakte dhe konciz Bushat. Jam dakort me menyren si e trajton situaten. Basha po e con PD – ne drejt shkatrrimit. Jo se nuk futi ne lista ish drejtuesit e larte te PD-se, por pse nuk ka ndonje strategji per te ndjekur gjate fushates per tu shpallur fitues si dhe justifikuar listat qe ka bere. Edhe Edi Rama ka bere listat e PS-se sipas qejfit, kjo dihet, por ai ka arritur te forcoje pozitat brenda partise se tij ne 4 vite pushtet plus kater vite opozite. Dhe nuk guxon kush te protestoje hapur per pakenaqesite e listave sic po ndodh tek PD-ja. Kurse Lul Basha, i pazoti te ngreje kauza te qebdrueshme ne luften drejt pushtetit dhe ti mbroje ato, po dobesohet edhe me shume, duke larguar ish drejtuesit e larte te PD-se, pavaresisht se ato mbeshteten nga nje elektoral i gjere. Lul Basha, nuk e ka as karizmen dhe as intuiten per tu shnderuar ne udheheqes. “Prerja e kokave”, kur “zogjte e ri” duhet kohe te lindin, nuk i sjell asnje progres PD-se.

 

 

Submitted by anonymous on Mon, 05/29/2017 – 16:15
Bravo analisti bushati qe e sqaron sic duhet situaten ,por nuk mund te fajesosh as bashen dhe as grupin kundershtar te bashes.Mendoj se cadra ja arriti qellimit por edhe konferenca per shtyp e topallit — imamit ja arriti qellimit.Keshtu analisti ,basha ,topalli imami ,saliu ,rama ja arriten qellimit.

 

 

Submitted by Ledia on Mon, 05/29/2017 – 16:17
Dhe gjithcka e ka zanafillen tek perfitimet e pamerituara. Te te bejne kryetar i nje partie te madhe kur nuk ke asnje kontribut, eshte qejf i madh, por duhen kellqe per ta mbajtur. Sikur gara per kryetar tek PD te kishte qene e lire dhe e ndershme, sigurisht qe Basha do te ishte ne ndonje zyre te vogel te PD-se duke porositur qofte.

 

 

Submitted by Anonymous on Mon, 05/29/2017 – 16:18
po nuk ngeli Tv pa treguar thenien e Xhozit” kape per zhelesh e nxire jashte…arganten Xhozi…e sa per te qeshur. Shume mire ka bere Basha qe i ka larguar, ju analistet na cate koken duke thene se duhet te latgohen te vjeterit pasi e shkateruan PD e moren noten nga populli ne 2013=OPOZITE. Po ti kishte lene do therrisnin se ganjeu, ska Republike te RE…sot me kete liste dinjoitoze, te rinovuar me eksperte e profesore…te gjithe na duan ose ne krye te listave…ose dupetet…basha te lutem mirato ligjin e ri elektoral ku kandidatet te mos te cajne koken por te zgjidhen me vote fillimisht nga populli e te meren me popullin pastaj jo me ty, idet e tua dhe europianizmin tend. Turp Topalll, Bode, Patos, Breg e Imam, ju te tjere qe iket nga lista se na donit ne fillim …shkoni dhe konkuroni vete.. merni vota ne se ju jep populli…por jo te perfitoni nga vota e demokrateve ….Ne demokratet e thjesghte mbeshtesim Bashen dhe jemi ketu se eshte AI, nese ju do ishit ne lista kure nuk do ju mbeshtesnim.

 

 

Submitted by alberti on Mon, 05/29/2017 – 16:22
Bashen??? Joooooo. Jam demokrat qysh ne 91, student i dhjetorit por Basha eshte nje mase amorfe, pa nerv. Nuk mundem ti bashkohem as une e as miqte e mi, traplliqeve te tij. Cfare thonte sot tek cadra, s’e thonte neser. Me te ardhe turp nga socialistet e thjehste qe talleshin me ne diteve te cadres. E tani?

 

 

Submitted by Leni on Mon, 05/29/2017 – 16:48
Kjo qe beri Basha eshte demaskim. Dhe pjese e demaskimit je edhe ti Bushat. Problemi jot eshte se i kritikon te gjithe dhe nuk ke qendrim tendin. qendrim yt eshte kritika ne cdo rast. kjo te ben kaotik. sepse sot kritikon per nje veprim, behet sic kerkon ti, ti prap e kritikon. dhe keshtu behesh i pabesueshem.

 

 

Submitted by Anonymous on Mon, 05/29/2017 – 18:05
sa ju pelqen rilindasve ti fryjne ketij gjoja zjarri…Basha eshte me i fuqishem se kurre sot dhe fitues neser. JU the,elues shkoni si deputete te pavarur e konkuroni dhe do e shihni…se nuk kemi haruar sjelljen tuaj, tenderat tuaja, kepucet e makinat tuaja te shtrenjta, pushimet lksoze me femijet e familjaret tuaj, dreka e darka, dollare e euro…keshtjella e udhetime….nepotizem per vete e arogance me demokratet e ndershem

 

 

Submitted by Tedi on Mon, 05/29/2017 – 18:06
Po kur hidhen ne sulm te mbrojne Topallin e Imamin ca komentues te blere nga “ti e di se kush” qe po ben fushate vetem me listat e PD, se njihen nga stili e fjalet qe kercasin, merret me mend se kush po e dirigjon kete pune. Hidhi benzine zjerrit Bushat se kjo eshte fytyra e jote e vertete. Ty nuk te intereson asgje, as e verteta, vec atyre qe te paguajne. Kjo nuk eshte berje “opinioni” por demagogji e hapur ne mbrojtje… te asaj qe te gjithe e dime.

Add new comment

 

Të tjera

1 javë 6 ditë më parë38

 

Bashës i duhet edhe një “armik”

Lulzim Basha rrezikon që në orët e ardhshme të fitojë edhe një armik më shumë. Nëse ai i thotë jo propozimit të fundit amerikan,…

2 javë 2 ditë më parë19

 

Pse Basha hoqi dorë nga dhuna?

Sot ishte paralajmëruar dita e qametit. Të gjithë kundërshtarët e PD e kishin kërcënuar atë të mos thyente asnjë xham. Si rrallë…

2 javë 4 ditë më parë19

 

Kriza dhe agai i katundit politik

Vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, po paraqitet nga kryeministri dhe organet e tij…

2 javë 4 ditë më parë29

 

Për Muç Nanon dhe “ëngjëllin” Basha 

Lexova sot një shkrim të Muç Nanos, për konfliktin Rama – Basha dhe për rolin e ekzagjeruar që më jepte mua dhe disa zërave të…

2 javë 5 ditë më parë6

 

Vijon replika/ Shqetësimi im është dhuna dhe jo kush mban anën e kujt

Replika e Bushatit nuk më pëlqeu. Sepse ishte bërë turravrapthi. Dhe po kështu, turravrapthi, duhet ta ketë lexuar edhe shkrimin…

3 javë 3 orë më parë14

 

Kur gara politike merret për një duel rapsodik

Gara politike në Shqipëri është mbajtur prore në nivelin e një ndeshjeje rapsodike. Është parë si një provë force e jo si një…

3 javë 2 ditë më parë1

 

Historia ime me Emanuel Macron dhe pse duhet votuar pro tij

Në vitin 2002, Zhak Shirak, lideri francez i të djathtës, u përball me Jean-Marie Le Pen, liderin e Frontit Kombëtar racist, në…

3 javë 2 ditë më parë21

 

Pse duhet falenderuar Edi Rama

Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak. Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për…

3 javë 5 ditë më parë21

 

“Jo”-ja si dënim për Bashën

Lulzim Basha i ka qetësuar të gjithë idhtarët e çadrës që deri këtë të mërkurë në mëngjes jetuan me ankthin se ai mund t’a…

4 javë 6 orë më parë12

 

Tre lajme nga lista e Ramës

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Bushatilistat
Pas

“Kur listat e PD i bënte Berisha nuk e ngrinit zërin, pse nuk dilni si kandidatë të pavarur?”, regjizori sfidon të ngelurit jashtë

Para

Ndryshojnë abonetë në muajin qershor, Punavija: Njihen të gjitha abonet të pajisura ose jo me pullë

Para
Ndryshojnë abonetë në muajin qershor, Punavija: Njihen të gjitha abonet të pajisura ose jo me pullë

Ndryshojnë abonetë në muajin qershor, Punavija: Njihen të gjitha abonet të pajisura ose jo me pullë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/ Po kryente punime në banesë, djali gjen të murosura armatimet që kishte fshehur babai i ndjerë!

Vdekja e ministrit rus të Transportit, reagon Kremlini: E tmerrshme dhe tragjike, po zhvillohet një hetim

Zjarri tragjik në Londër/ Shpallen fajtorë tre persona, të lidhur me grupin mercenar Wagner

Zjarri në malin e Dukatit, rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, digjen mbi 160 hektar

Tragjedi në aeroportin e Bergamos, personi përplaset nga motori i avionit dhe humb jetën

Lirohet një hapësirë e zënë në mënyrë të kundërligjshme, e kthyer në vendparkim automjetesh, në Astir

Blushi: Salianji nuk duhej të ishte burgosur, lirimi i tij, akt shumë i vonuar. Regjimi i drejtësisë së “Ramaduros” duhet të marrë fund

Rama paralajmëron: Aksioni për hapësirat publike nis në Vlorë, vijon në gjithë Shqipërinë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, mbetet në burg

Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.