Mungesa e instrastrukturës rrugore ka ngritur në protestë banorët e fshatit Fushë-Milot në Kurbin.
Rruga e Telit me gjatësi gati 3 km thonë se është bërë e pakalueshme, ndërsa në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë.
Ata i kërkojnë bashkisë Kurbin që të marrë masa në rehabilitimin e këtij segmenti që penalizon 70 familje në këtë zonë.