Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, ku tha se ishte i jatshëm të rikthehej në krye të Partisë Demokratike, pasi kjo ishte një e drejtë e tij kushtetuese.
“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, ka thënë Berisha.
Kur është pyetur në lidhje me deklaratën se do tërhiqej nga funksionet e tij politike dhe nuk do të merrte më detyra drejtuese, Berisha ka theksuar se “kurrë mos thuaj kurrë”.
“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia”, ka thënë Berisha.
Ndërkohë, deklarata e Berishës ka ardhur vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike ku garon për një mandat të dytë Lulzim Basha dhe përballë tij janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.
Më herët, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do tërhiqej nga funksionet politike, por duket sikur realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me këtë aspekt të jetës së tij.