Mufar Gangro është një mjek nga Pakistani i cili punonte pa licence dhe kishte përdorur shiringa të përdorura duke infektuar me HIV të paktën 900 fëmijë.
Gangro ka dalë para gjykatës për neglizhencë dhe vrasje nga pakujdesia ndërsa një nga pacientët tha se e kishte parë të rrëmonte te koshi i plehrave për një age.
Zyrtarët kanë hedhur dyshimet se numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë se sa personat e diagnistikuar tashmë.
Ata kanë analizuar deri tani një të katërtën e qytetit me 200 mijë banorë, dhe druajnë se numri do të dalë më i lartë kur të kenë mbaruar.