13:15 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kursi i Euros i afrohet pragut të 102 lekëve, prek nivelin më të ulët në pesë muaj

21:38 | 08/04/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kursi i Euros i afrohet pragut të 102 lekëve, prek nivelin më të ulët në pesë muaj

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me rënie të mëtejshme dhe ka prekur nivelin më të ulët të vitit 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.26 lekë, niveli më i ulët që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar. Në muajin e fundit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie me afërsisht 1.6%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e kursit ka arritur në 9.4%. Rënia e kursit të Euros po reflektohet edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

Dollari Amerikan ra sot në vlerën e 94.44 lekëve dhe po i afrohet përsëri nivelit më të ulët vjetor, që e ka regjistruar më datë 21 mars (në vlerën 94.16 lekë). Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Dollar-Lek paraqitet në rënie me 8.7%. Edhe Paundi Britanik ra në vlerën e 119.25 lekëve, shumë afër nivelit minimal vjetor, që ishte regjistruar më datë 3 janar. Me hyrjen e tremujorit të dytë, ekspertët mendojnë se tashmë kursi i këmbimit valutor po shfaq efektet e ndikimit në rritje të turizmit.

Një tendencë e ngjashme u vërejt edhe vitin e kaluar, afërsisht në të njëjtën periudhë. Po të kemi parasysh dinamikën sezonale të turizmit, është e pritshme që ky efekt të forcohet gjatë muajve në vazhdim. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë vitit 2023.

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin 2023, në vlerën e 191 milionë eurove, me rënie 78% krahasuar me vitin 2022. Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi.

Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh (ku një pjesë e madhe janë investime në pasuri të paluajtshme), e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse, që e ka ulur kursin e këmbimit të Euros në nivelet më të ulëta historike.

Mbështetur në tendencën e hyrjeve të shtetasve të huaj dhe pritshmëritë e operatorëve turistikë, gjasat janë që gjendja e bilancit të pagesave të vijojë përmirësimin edhe gjatë vitit 2024.

Në këto kushte, nuk është e papritur që raportet e kursit të këmbimit po vazhdojnë të anojnë në favor të Lekut./ Revista “Monitor”

Pas

Vlorë/ 60-vjeçari ndërron jetë në rrugë, asnjë shenjë dhune

Para

BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkotimin e votimit dhe regjistrimit në veri

Para
BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkotimin e votimit dhe regjistrimit në veri

BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkotimin e votimit dhe regjistrimit në veri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

Deputetët dhe mediat u nxorën me urgjencë nga salla, Glauk Konjufca zbulon arsyen: Dikush ka kërcënuar me telefon

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

200 euro kundrejt shërbimeve seksuale/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 7 klientët shqiptarë

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.