Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “The Economist” ka folur mbi situatën politike që po kalon vendi dhe raportin me të dërguarin e SHBA-ve Richard Grenell për dialogin Kosovë-Serbi
Ai është shprehur se ka rënë dakord me Granell pasi marrëveshja me Serbinë ishte e domosdoshme, ndërkohë ka shtuar se e akuzojnë se është anti-amerikan.
“ Më akuzojnë se jam anti-amerikan. U pajtova me Grenellin se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme dhe që energjia e re është e nevojshme, por më pas kur erdhi puna tek përmbajtja e marrëveshjes ne i patëm këto dallime. Nuk e kam konsideruar që ky dallim do të jetë i rëndësisë së madhe, por ashtu doli”,- tha Kurti.