15:30 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kurti u bën thirrje për bashkëpunim komunave dhe ASK-së për regjistrimin e popullsisë

15:00 | 05/04/2024
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti u bën thirrje për bashkëpunim komunave dhe ASK-së për regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të premten kryetarëve të komunave të Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të bashkëpunojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili fillon sot dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj.

Gjatë një takimi me kryetarët komunalë në Prishtinë, Kurti tha se “angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për t’i adresuar nevojat e qytetarë pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës”.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të përfshijë edhe një pyetësor, cili do t’u mundësojë qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta gjatë viteve 1998/1999.

“Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, pronat e shkatërruara si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, zhdukur, plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999”, tha Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha që regjistrimi i popullsisë do të bëhet duke respektuar parimet e mbrojtës së të dhënave dhe të drejtat e privatësisë.

“Ky proces nuk është vetëm një procedurë burokratike është gur themel i qeverisjes moderne dhe zhvillimit shoqëror. Duke regjistruar me saktësi informacionin demografike, ne do të kuptojmë dhe do t’i shërbejmë më mirë qytetarëve tanë”, tha Krasniqi.

Ky do të jetë regjistrimi i parë i popullsisë prej vitit 2011 dhe për herë të parë do ta përfshijë edhe komunitetin serb në veri të Kosovës. Megjithatë, Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që e gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar – e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “shtypjen shumëvjeçare të serbëve” në Kosovë.

Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të mbajtur në vitin 2011, procesi nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë. Bojkoti kishte ndodhur pasi autoritetet nga Beogradi u kishin kërkuar banorëve serbë në Kosovë të marrin pjesë vetëm nëse regjistrimi bëhet nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK. Sipas regjistrimit më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milionë, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, rreth 100,000 pjesëtarë të komunitetit serb jetojnë në Kosovë.

Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së virusit korona. Ndërkohë vitin e kaluar është shtyrë edhe dy herë të tjera./ REL

Pas

Mirela Karabina: Edi Rama është në pazar me Sali Berishën dhe kjo u pa në votimin e amnistisë penale

Para

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Para
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.