10:38 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush e dekonspiroi operacionin në Spille?! Biznesmeni që përfitoi poligonin e qitjes së Ministrisë nga dje në arrati

14:36 | 21/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush e dekonspiroi operacionin në Spille?! Biznesmeni që përfitoi poligonin e qitjes së Ministrisë nga dje në arrati

Idlir Karkini është biznesmeni që ka përvetësuar disa sipërfaqe toke në plazhin e Spilles në Kavajë, sipërfaqja përdorej si poligon qitjeje nga Komanda Ajrore.

Pas manipulimit dhe falsifikimeve, toka kaloi në pronësi të biznesmenit, i cili i shpëtoi arrestimeve të policisë një ditë më parë. Karkini rezulton të jetë arratisur, pasi ka nuhatur se do të ishte në listën e personave të arrestuar për këtë çështje. Dyshimet janë që aksioni për arrestimet është dekonspiruar.

Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal u bë nga Komanda e Forcës Ajrore dhe nga Policia e Rrogozhinës. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit.

“Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Akuzat për të personat e përfshirë në vjedhjen e pronave në Spille:

Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 KP Shpërdorim i detyrës, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 të K.Penal (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Idlir Karkini, Biznesmen, për veprën penale të parashikuar nga neni 287/3 të K.Penal (Pastrim i produkteve të veprës penale), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda, vepra penale të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale. Gjykata i vendosi arrest në shtëpi.

Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, që parashikohet nga neni 242 i K. Pr. Penale me afat 3 (tre) muaj.

Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë për veprën penae neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni 233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë për veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 -25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë per veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248-25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni 234 i K. Pr. Penale. (E.K/FAXWEB)

Etiketa: abuzimi me tokatspille
Pas

Xhafaj shkruan nga Londra për Vetingun: Do marrim modelin britanik

Para

Plas në Kukës, baza i përgjigjet Ballës: Jo zgjedhje se ka qejf Taulanti dhe Safeti

Para
Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, përplasja Gjici-Kodheli? Balla: Do të ketë ristrukturim në Kukës

Plas në Kukës, baza i përgjigjet Ballës: Jo zgjedhje se ka qejf Taulanti dhe Safeti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Proda: Policia e Shtetit me angazhim maksimal në sezonin turistik.Masa disiplinore pas shkeljeve në Theth

Lajmi i fundit/ Shkarkimi i drejtorit të Policisë Shkodër, zgjidhe drejtori i ri! Ja kush e mori postin (Emri)

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Riga: Partneriteti me Letoninë, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.