08:25 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush e ka radhën?” Publikohet harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale, PD: Rama të japë llogari

10:30 | 17/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush e ka radhën?” Publikohet harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale, PD: Rama të japë llogari

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar hartën me kryebashkiakët me të shkuar kriminale.

Në “Facebook”, Bardhi shkruan “Kush e ka radhën”, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë një tjetër denoncim nga ana e PD për një tjetër kryebashkiak.

Numri dy i selisë blu i kërkon llogarisë kryeministrit Edi Rama se pse zgjedh njerëz të krimit në krye të bashkive.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Kush është i rradhës?

Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit.

Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi.

Edi Rama duhet të japë llogari:

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?

Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, fallsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës!

Etiketa: Gazment BardhihartakryebashkiaketPD
Pas

152 aksidente rrugore vetëm në gusht, Balluku dhe Veliu thirrje: Të ndërgjegjësohen drejtuesit e mjeteve

Para

Kurdët dhe irakenët ”pushtojnë” Vlorën: Kemi dy muaj që udhëtojmë, flemë rrugëve, jemi pa bukë (Video)

Para
Kurdët dhe irakenët ”pushtojnë” Vlorën: Kemi dy muaj që udhëtojmë, flemë rrugëve, jemi pa bukë (Video)

Kurdët dhe irakenët ''pushtojnë" Vlorën: Kemi dy muaj që udhëtojmë, flemë rrugëve, jemi pa bukë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

Francë/Vajza 10-vjeçare humb jetën për shkak të vapës në Versajë

Sot seancë plenare/ Nga projektligji për investimet e huaja te Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, çfarë pritet të diskutohet

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

Tentativa për t’i dhënë fund ngërçit institucional/ Pas takimeve me partitë shqiptare, Presidentja Osmani pret sot përfaqësuesit e minoriteteve

Ukraina: Koreja e Veriut do t’i dërgojë deri në 30 mijë ushtarë Rusisë

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.