10:48 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KUSH është 18-vjeçari shqiptar që po lufton për të qëndruar në Britani, cilësohet si një nga kuzhinierët më premtues

10:48 | 15/08/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSH është 18-vjeçari shqiptar që po lufton për të qëndruar në Britani, cilësohet si një nga kuzhinierët më premtues

Aliu, një 18-vjeçar shqiptar ka zënë faqet e para të mediave në Britaninë e Madhe. Kjo për shkak se pavarësisht moshës mjaft të re ai pritet të jetë një nga shefat e kuzhinës më premtues në Britaninë e madhe.

Po për Aliun ka dalë një problem, fakti që ai ka shkuar si refugjat në Britaninë e Madhe e pengon që të qëndrojë gjatë në Britani. Mediat britanike e cilësojnë si të dhimbshme kthimin e tij në Shqipërinë e trazuar të zonave rurale.

John Stokes, kujdestari  i tij po bën përpjekje që Aliu të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë.

Stokes, i cili merr fëmijët si kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingswood ka treguar se Aliu është një shembull i shkëlqyer sesi ai mund të lulëzojë dhe të kontribuojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ali, tani 18 vjeç, sapo ka përfunduar vitin e tij të dytë të kursit të teknologjisë ushqimore në Akademinë e Shkencave të Shkollës së Qytetit të Bristol-it në Hengrove dhe ka shkëlqyer në të, megjithë fillimin e vonshëm brenda disa javëve të mbërritjes në Bristol dhe mosnjohjes së ndonjë teknike, fjalët anglisht për përbërësit, pajisjet ose metodat e gatimit.

Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në Shqipërinë rurale, u trajtua keq nga familja e tij, shpesh ka qenë i kyçur në një kasolle dhe rrallë iu lejua të shkonte në shkollë.

Stokes thotë gjithashtu se fëmijëria traumatike e Aliut bëri që ai të largohej nga vendi me ndihmën e një miku në moshën  16-vjeçare.

Edhe tani ai ka shumë frikë nga pasojat e familjes së tij se ai nuk ngurron të japë mbiemrin. Për kujdestarin e tij, kthimi i Aliut në Shqipëri nuk është zgjidhja më e mirë.

“Ai u largua nga Shqipëria dhe qëllimi i tij ishte thjesht të dilte jashtë. Ai e bëri rrugën përmes Italisë dhe Francës dhe për shkak se mendoj se dhe të tjerët me të cilët ishte duke udhëtuar po shkonin atje. Kjo ishte dy vjet më parë. U deshën disa javë për të arritur. Kur ai u largua, donte vetëm të largohej”, shtoi Stokes.

“Opsioni i tij i vetëm është të apelojë dhe ai nuk ka të drejtë për ndihmë juridike. Do të kushtonte 5000 euro në ditë për një avokat dhe unë e kam bërë aq sa mundem, por për mua nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me lejimin e një personi që tashmë është një qytetar i shkëlqyer në këtë vend dhe dhënien e një mundësie për të pasur një jëtë më të mirë këtu.

Unë nuk pres që të mblidhen shumë para, besoj vetëm aq sa për ta ndihmuar. Do të ishte mirë nëse mund t’i bindim autoritetet që ta lejojnë Aliun të qëndrojë”, shprehet kujdestari Stokes.

Shpresojmë që Aliu t’ia dalë të qëndrojë dhe të realizojë ëndrrën e tij. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Pas

Vazhdon pengmarrja në Velipojë e shkodranit, negociatat e policisë me rrëmbyesin ende pa sukses

Para

Merr fund pengmarrja në Velipojë, arrestohet autori (EMRAT)

Para
Merr fund pengmarrja në Velipojë, arrestohet autori (EMRAT)

Merr fund pengmarrja në Velipojë, arrestohet autori (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vodhi një shumë parash në dyqanin ne një shtetasi, procedohet 18-vjeçari në Elbasan

Edhe diaspora ‘shpërbleu’ PS, Berisha: Emigrantët votuan për PD, por rezultati u manipulua si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër i Parlamentit të ri/ A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit? Ja si përgjigjet kreu i PD

Berisha sulmon Altin Dumanin nga SPAK: Në krye të amastisë së krimit elektoral, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit

Masa e SPAK, Berisha mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet franceze! Një i vdekur dhe 61 të shpëtuar

Pretendojnë se iu vodhën vota, Djathtas 1912 dhe 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ

Plagosi babanë me armë të modifikuar, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Grabitja si në filma/ Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.