10:01 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KUSH ështe 18-vjeçarja nga Durrësi që ka fituar të drejtën e studimit për menaxhim shëndetësor në SHBA (INTERVISTA)

15:54 | 04/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSH ështe 18-vjeçarja nga Durrësi që ka fituar të drejtën e studimit për menaxhim shëndetësor në SHBA (INTERVISTA)

Greis Kapxhiu, është shembulli më i miri i të riut shqiptar, kur puna dhe këmbëngulja për të arritur majat është thelbi i suksesit për nië të ardhme më të mirë! Greis, është tashmë ka nisur një etapë të re në jetën e saj, atë të studimeve në universitetin  ndërkombëtar në SHBA “University of Pennsylvania”, për menaxhim shëndetësor.

Në një intervistë për “Shuplakën”, Greis shprehet e entuziazmuar dhe e lumtur për realizimin e një prej ëndrrave të saj më të mëdha, ndërsa këtë arritje ja dedikon babait të saj, i cili nuk jeton më! Ndoshta kjo ka qenë dhe një ndër shtysat më të mëdha të saj, të studiojë për përmirësimin e shëndetësor tek njerëzit!

Ajo ka një mesazh të fortë për arsimin në Shqipëri dhe të rinjtë:  “ të rinjtë që “vrasin” kohën,  vijnë si rrjedhojë e një arsimi jo përfshirës. Që nxënësit,  të jenë më të suksesshëm e produktiv, nevojitet  që metoda e mësimdhënies të jetë sa  më përfshirëse dhe nxitëse, pra,  tu ngacmojë kureshtjen dhe të nxisë mendimin kritik te ata.Të rinjve shqipëtarë do ti thoja se edukimi është e vetmja rrugë drejt një jete të mirë jo vetëm për ta, por gjithashtu për familjen e tyre”.

Greis, si arrite të bëhesh pjesë e një universiteti në SHBA?

Universitet amerikane, dhe konkonkretisht “University of Pennsylvania”, i kushton shumë rëndësi formimit të përgjithshëm të individit. Këtu përveç notave dhe provimeve standarde,  përfshihet kreativiteti nëpërmjet ese-ve personale, eksperiencat e punës, aktivitetet jashtëshkollore, sportet dhe eksperienca në lidership.

Rezultatet e mia në shkollë të mesme dhe në teste,  kanë qenë të larta, por mendoj që personaliteti dhe formimi gjithëpërfshirës më mundësuan që të bëhem pjesë e këtij universiteti kaq të rëndësishëm dhe me famë ndërkombëtare. Aplikimi në  universitetin amerikan, ashtu si rreguallat e këtij vendi, ishte një  proces i gjatë që kaloi në disa hapa, të cilat analizuan disa aspekte të ndryshme të personalitetit tek unë dhe të gjithë aplikantët nga mbarë bota.

Procesi ishte i përbërë nga testet standarde, notat në gjimnaz, eseja ose historia personale, aktivitetet jashtëshkollore dhe një intervistë(me shkrim dhe gojë). Kam nisur përgatitjet për këtë proces që në fund të vitit të dytë në gjimnaz. Fillova të studioj për provimin e SAT dhe SAT Subject, provime që çdo universitet anëtar i “Ivy League” i ka të detyrueshme.

Në fillim të vitit të maturës,  në gjimnaz, kur hapet dhe portali që mundësohet aplikimi në këto kolegje, fillova të punoja mbi temën e esesë dhe suplementeve të detyrueshme të universiteteve. Gjithashtu,  kam punuar në mënyrë të vazhdueshme në shkollë dhe kam qenë shumë e perfshirë në aktivitete jashtëshkollore në ndihmë të komunitetit, vullnetarizëm dhe sport.
Sa të kanë ndihmuar rezultatet e arritura në arsimin e mesëm?Cilat kane qenë disa aktivitete të tjera në të cilat je perfshirë gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare?

Në gjimnaz kam patur rezultate të larta, por jo çfarë domodoshmërisht do të quhej “ekselencë”  në Shqipëri (që nënkupton 10.0). Për mua nuk kanë qenë më të rëndësishme rezultatet sesa formimii përgjithshëm si dhe natyrisht aftësia për ti aplikuar njohuritë në klasë,  në jetën e perditëshme.

Në 3  vitet e gjimnazit kam marrës pjesë në mënyrë aktive në organizatën e “Kryqit te Kuq” dhe “Save the Children” dhe organizata të tjera. Në verën e vitit 2016(pasi mbarova vitin e dytë të gjimnazit) u përzgjodha për të ndjekur një program veror mbi Shkencat biologjike dhe Biomjekësore në “Yale University”. Ajo eksperiencë ishte çka më dha shtysën për të aplikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për arsimin universitar.

 Ke një mesazh për arsimin në Shqipëri? Po për të rinjtë që “vrasin” kohën e tyre apo ata që aspirojnë rrugën drejt dijes?

 Mendoj se,  të rinjtë që “vrasin” kohën janë rezultat  i një arsimi jo përfshirës për njohuritë e tyre. Që nxënësit të jenë më të suksesshëm dhe të vetëdijshëm duhet që metoda e mesimdhënies të jetë më gjithë përfshirëse dhe nxitese, pra,  ti ngacmojë kureshtjen dhe të nxisë mendimin kritik te të rinjtë. Të rinjëve shqipëtarë do t’iu thoja se,  edukimi cilësor është e vetmja rrugë drejt një jete të mire jo vetëm për ne por dhe për familjet tona, që investojnë e punojnë për të ardhmen tonë më të mirë.  Asgjë nuk është e pamundur nëse punon fort dhe ke pasion për ate çfarë ke dëshirë të bësh në jetë.

Pas kësaj sfide kaq të rëndësishme në jetën tuaj, cilat janë aspiratat e së ardhmes?

 Në të ardhmen aspiroj qe ta perdor edukimin tim per te pasur nje impakt pozitiv ne jetet e qytetareve shqiptare ne aspektin e shendetesise. Mbi te gjitha Shqiperia eshte vendi ku une jam rritur dhe ne te ardhmen do te doja te rikthehesha dhe te beja nje ndryshim qe do ti ofronte shqiptareve nje sistem shendetesor te nivelit te larte.
Si do ta përfaqësojë Greis Shqipërinë në karrierën e saj nëpër botë?

 Unë shpresoj shumë se një ditë do të arrij ta përfaqësoj Shqipërinë në shkallë globale. Më e rëndësishme për mua është tu  tregoj njerëzve se çfarë është i aftë të bëjë një i ri, sidmos një i ri nga një vend në zhvillim, si Shqipëria,  dhe sesa shumë fuqi ka për ta ndryshuar mjedisin që e rrethon.

Nëse ke një dedikim për arritjet tuaja…

Dua të falenderoj familjen time dhe miqte e mi të afërt për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë përpjekjeve për të arritur qellimet e mia. Këtë arritje ia dedikoj veçanërisht babait tim, që nuk jeton më,  dhe shpresoj se ai ndihet krenar për mua./SHUPLAKA–Intervistoi: Elitjona Doko

 

Etiketa: 18 vjecarjae reja nga durresigreis kapxhiu
Pas

Raporti për Portin e Durrësit: 10% më shumë pasagjerë se në 2016 kanë udhëtuar në rrugë detare

Para

Dhuna ndaj mjekëve në Shkodër, shtohen masat e sigurisë pranë Urgjencës së Spitalit

Para
Dhuna ndaj mjekëve në Shkodër, shtohen masat e sigurisë pranë Urgjencës së Spitalit

Dhuna ndaj mjekëve në Shkodër, shtohen masat e sigurisë pranë Urgjencës së Spitalit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.