Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Fax News, viktima që ndërroi jetë pak caste më parë në Sarandë, është 40 vjeçari Gramoz Memaj, i cili mësohet të ketë qenë biznesmen i lojërave të fatit. Ndërkohë ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i Plotë
Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gramoz Mema, biznesmen lojërash fati, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.