17:25 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është Arbër Hajdari, themeluesi i “Fundjavës Ndryshe”, që u dekorua nga Nishani (PROFIL)

11:06 | 25/04/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është Arbër Hajdari, themeluesi i “Fundjavës Ndryshe”, që u dekorua nga Nishani (PROFIL)

Themeluesi i “Fundjavës Ndryshe”, Arbër Hajdari, është dekoruar së fundmi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, për kontributin e dhënë ndaj familjeve në nevojë.

Ai është drejtori ekzekutiv i kësaj nisme, që e ndërmori teksa ishte student, rreth dy vjet më parë, duke vendosur të ndezë një dritë shprese për familjet e varfëra në Shqipëri.

Me ndihmën e mikut të tij, ata arritën të mbledhin sa më shumë njerëz pranë vetes, të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, duke u kushtuar atyre një fundjavë.

E gjitha nisi si një nismë personale e një studenti, i cili duke parë nevojat e shumta, vendosi që ta bëjë publike për shkak të pamundësisë për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. Nisma e tij u përhap përtej kufijve, deri tek shqiptarët në Amerikë, që vendosën të kontribuonin duke ndihmuar familjet e tjera shqiptare që vuanin në varfëri ekstreme.

Emri i Arbër Hajdarit është tashmë i pandashëm nga nisma e tij që bën njerëzit të lumtur, një nismë që nisi më 27 tetor 2015, duke u dhënë shpresë dhjetëra e dhjetëra familjeve shqiptare në nevojë.

Vlerësimin për këtë dekretim nga ana e presidentit, Arbër Hajdari e ka shprehur përmes një shkrimi ku shkruan se ky nderim u përket “Fundjavës Ndryshe”, të gjithë atyre që kanë kontribuar në nismën për të sfiduar varfërinë.

Më tej, ai shprehet se në rreth dy vite të kësaj nisme, asnjë strukturë shtetërore apo organizatë nuk iu bashkua “Fundjavës” që zgjodhi t’u përkasë atyre për të cilët u krijua.

Themeluesi i nismës e cilëson “Fundjavën Ndryshe” një nismë me më shumë se 6000 të rinj vullnetarë që në 17 muaj duke qarkulluar rreth 2 miliardë lekë në bamirësi, treguan se pavarësisht varfërisë, shqiptarët kanë dinjitet për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Shkrimi i Arbër Hajdarit:

Sot “Fundjavë Ndryshe” nderohet nga Presidenti i Republikës. Ky nderim u takon të gjithë atyre që kanë qenë dhe janë pjesë e nismës së bamirësisë që me guxim zgjodhi të sfidojë varfërinë. Jam i lumtur të gjej misionin tonë mes fjalëve që Nënë Tereza tha kur u vlerësua me Çmimin Nobel, “Unë punoj për të varfrit”. Ne punojmë për të varfrit! Punojmë për të mposhtur realitetin indiferent të shoqërisë aktuale virtuale, e për të unifikuar popullin shqiptar nën moton “Shqiptarët për Shqiptarët”, popull që në pak muaj na tregoi se virtytet e bujarisë e mirësisë nuk janë kthyer në mite, janë virtyte të strukur në shpirtrat tanë e që “Fundjavë Ndryshe” ia doli t’i zgjojë përmes transparencës dhe sinqeritetit! Shqiptarët e mbështetën “Fundjavën”! Asnjë strukturë shtetërore apo organizatë nuk u bë pjesë e “Fundjavës”! “Fundjava” zgjodhi t’i përkasë atyre për të cilët u krijua! Shqiptarëve! “Fundjavë Ndryshe” është frymëzimi që ne gjetëm për të zbutur varfërinë, me besimin dhe shpresën se e nesërmja do të na gjejë më të fortë, të bashkuar. “Fundjavë Ndryshe” është forca që ne gjetëm për të besuar te njëri-tjetri, te kombi ynë e te historia jonë! Në 17 muaj shqiptarët treguan se ne ja dolëm të trokisnim në 9600 familje për të çuar ushqimin e përditshëm, të ndërtonim 20 shtëpi e të punësonim 270 kryefamiljarë. Ne ja dolëm të çojmë mjekë në shtëpitë e të pamundurve, duke u ofruar asistencën shëndetësore atyre njerëzve që dergjen në shtretër prej kashte, të ngujuar mes dhimbjes, sëmundjes e skamjes! Arma më e fortë që shpirti njerëzor ka përballë errësirës së varfërisë, është edukimi! Duke i dhënë mundësi të studiojnë fëmijëve të varfër, shpërndamë 90 bursa që ndezën dritat e shpresës në zemrat e tyre. Sot ne jemi më shumë se 6000 të rinj e të reja vullnetare anembanë vendit, idealistë e realistë, kritikë e të guximshëm, por të gjithë jemi të vendosur e të bashkuar në një qëllim të vetëm! Në 17 muaj duke qarkulluar një shifër prej 2 miliard lekësh në bamirësi, shqiptarët na treguan se edhe pse të varfër ne kemi mjaftueshëm forcë dhe dinjitet për të ndihmuar njëri-tjetrin, e për të qëndruar me kokën lart para një mallkimi që na ka përndjekur në shekuj e ka ardhur koha ta luftojmë; varfëria. Gjej rastin t’ju ftoj të bashkoheni me ne, të kemi kurajë për të qenë të duruar, të përkushtuar në misionin tonë, të gjithë bashkë. Me bindje e them se të gjithë jemi krenarë që kemi merituar një dekoratë fisnike si vetë emri që mban, një dekoratë që do të jetë me siguri burim frymëzimi për t’u bërë pjesë e “Fundjavë Ndryshe” duke ndarë nga vlerat që posedon. Bamirësia nuk të varfëron! Ju faleminderit!

(XH.A/SHUPLAKA)

Arber Hajdari & Bujar Nishani
Etiketa: Arber HajdariBujar Nishanidekorimfundjave ndryshe
Pas

”Për k*rvën mediale të Ramës, pornostarin Balla”, Buzhala shpërthen ndaj lajmit të ”Top Channel” për rrezikun e destabilizmit

Para

Lu, Vlahutin dhe Borchard takim me Metën në zyrën e tij

Para
Lu, Vlahutin dhe Borchard takim me Metën në zyrën e tij

Lu, Vlahutin dhe Borchard takim me Metën në zyrën e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Mbledhja urgjente e këshillit të sigurisë, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Kërcënonte me e-mail Albulena Haxhiun dhe zyrtarë të tjerë, arrestohet nga Policia e Kosovës

U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit! Vendoset ribërja e gjyqit me një tjetër trupë ndaj Adem Lalës

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.