07:03 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është drejtoresha e re e Hipotekave? Edhe bashkëshorti në krye të një institucioni tjetër të rëndësishëm

18:12 | 20/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është drejtoresha e re e Hipotekave? Edhe bashkëshorti në krye të një institucioni tjetër të rëndësishëm

Blerina Doracaj u emërua sot si Drejtoresha e Përgjithshme e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Znj. Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi. Doracaj nga viti 2015 – 2016 ka punuar si Këshilltare për Çështjet e Administratës Publike pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ku ka luajtur dhe rolin e koordinatores për reformën në Administratën Publike.  

Nga korriku i 2015 e në vazhdim është Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë dhe Këshillit të Qarkut, Tiranë. Madje ka qenë edhe kryetare e forumit të gruas për Tiranën.

Mirëpo edhe bashkëshorti i saj nuk mbetet pas. Ai është Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Doracaj është emëruar në këtë detyrë 4 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai është gjithashtu jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht pranë PS. Aktualisht, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Çifti Doracaj kanë punuar gjatë fushatës së Partisë Demokratike dhe kanë qenë në listën e kandidatëve të PS-së në Tiranë. Bledari në 2009-ën, pavarësisht se nuk fitoi u emërua drejtor i Gjendjes Civile. Edhe Blerina ndoqi të njëjtën rrugë si ai. Ishte e 26-ta në listën e kandidatëve, nuk arriti të futej në Parlament por fitoi një post mjaft të rëndësishëm. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Bledar doracajblerina doracaj
Pas

Hyri në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, gjen vdekjen 35-vjeçari në Velipojë

Para

Policia Rrugore me dorë të hekurt, në 4 orë pezullon 19 patenta dhe 40 gjoba në Kavajë-Rrogozhinë

Para
Policia Rrugore me dorë të hekurt, në 4 orë pezullon 19 patenta dhe 40 gjoba në Kavajë-Rrogozhinë

Policia Rrugore me dorë të hekurt, në 4 orë pezullon 19 patenta dhe 40 gjoba në Kavajë-Rrogozhinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit 18 qershor 2025

IOM: Të paktën 60 persona dyshohet se janë zhdukur në dy përmbytje vdekjeprurëse anijesh pranë Libisë

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.