18:15 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KUSH është Ekida Zefi, vajza mirditore që u shpall nxënësja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017 (VIDEO)

14:06 | 20/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSH është Ekida Zefi, vajza mirditore që u shpall nxënësja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017 (VIDEO)

Ajo quhet Ekida Zefi dhe është shpallur nxënësja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017. Ajo ka studiuar në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës.
“Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, si Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo.

Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta dhe vajza mirditore ka prirje për shkenca.

“Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida. 

Si  të gjithë maturantët, ajo tashmë ka aplikuar për studimet e larta dhe i ka idetë e qarta, ndonëse dëshira e saj ishte të studionte jashtë.

“Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Ekida ka bërë dhe përzgjedhjen e degës ku do të studiojë, madje është e sigurtë që do të jetë fituese.

“E para është mjekësia e përgjithshme dhe më pas disa degë të Fakultetit të Shkencave. Kam siguri duke parë rezultatet e mia që do të fitoj”, thotë maturantja.

Ajo është vajza e parë e  dy prindërve, punëtorë të thjeshtë, të cilët janë nga Mirdita dhe që janë zhvendosur prej vitesh për të jetuar në Durrës. Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar.

“Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.
 
Ekida Zefi, përveçse nxënëse shumë e mirë e gjimnazit “Naim Frashëri”, në këto tre vite ka marrë dhe 16 dëshmi si fituese në olimpida të qytetit dhe ato në rang kombëtar.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ekida zefimirditorja
Pas

Tjetër skandal me ushqimet, çfarë po konsumojmë?! (FOTOT)

Para

Rikthimi i vizave, drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit: S’kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët

Para
Rikthimi i vizave, drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit: S’kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët

Rikthimi i vizave, drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit: S'kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.