Personi i cili shihni në foto është Elidon Basha, 23-vjeçari nga Bulqiza, i cili u vra nga pakujdesia me armë zjarri nga shoku i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja dyshohêt se ka ndodhur nga pakujdesia, pasi 23-vjeçari është qêlluar nga shoku i tij me të cilin kishin dalë për gjueti.
Mësohet se i riu ka mbërritur pa shenja jete në spital, dhe mjekët e kishin të pamundur që të bënin diçka për ta shpëtuar.
Policia ka shoqëruar shokun e tij Klodian Kola 27-vjeç dhe po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.
Ekipi hetimor ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale në cilësinë armën e gjahut, një elektrik dore, motomjetin me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.