20:16 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush është keq për makinë, të lëvizi me kalë”, Rama niset sot drejt Londrës me avion, i rreptë me shpenzimet burokratike

08:34 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush është keq për makinë, të lëvizi me kalë”, Rama niset sot drejt Londrës me avion, i rreptë me shpenzimet burokratike

Kryeministri Edi Rama niset sot drejt Londrës ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, së bashku me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe me ministrin e jashtëm Gent Cakaj. Përpara nisjes Rama tha se në këtë Samit do të bisedojë me të gjithë vendet anëtare, për të ndihmuar në përballimin e pasojave që la tërmeti i 26 Nëntorit në vendin tonë.

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. 

Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze” tha ai.

Ndërkohë që lidhur me ndryshimet në Buxhetin e vitit të ardhshëm, Rama tha se do të shmanget çdo shpenzim burokratik, dhe kryetarët e bashkive do të ishte mirë që të lëviznin me kalë, nëse janë keq për makina.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. 

Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. 

Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njëzive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, qe te mos levizin me vetura neper qendrat e qyteteve”, tha Rama.

Pas

Plani me 3 pika i opozitës, Rama i përgjigjet sërish Bashës: Ne jemi gati për të dëgjuar idetë e tyre

Para

Digjen gjatë natës tre makina në një parking në Yzberisht, dyshohet se…

Para
Zjarr në një pallat në Yzberisht, shkakton panik tek banorët

Digjen gjatë natës tre makina në një parking në Yzberisht, dyshohet se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.