Ditën e sotme para ambjenteve të Prokurorisë së Përgjithshme është mbajtur protesta e gazetarëve, organizuar nga Komunitetit i Gazetarëve.
Protesta është nxitur së fundmi nga dhuna që i është ushtruar gazetarit të Klan+,Renaldo Salianji nga truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.
Por ky nuk ka qënë rasti i vetëm, pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me varje gazetartin e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’, kujtojm këtu gjithashtu edhe gazetaren Dorjana Bezata por edhe Erjon Skëndo gjatë protestës së opozitës.
Gazetarët janë shprehur se protesta e ditës së sotme nuk ka aspak nuanca politike dhe gjatë fjalës së tyre kanë kërkur shkarkimin e truprojës së Prokurores Marku, dhe një ndjesë publike nga vetë Arta Marku.
“Protesta është nga gazetarët e lirë, nuk kemi lidhje partiake, kërkojmë vetëm të drejtat tona.
Gjithçka ka nisur ditën e premte ku roja e Prokuroresë së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit të Klan+ Renaldo Salianji teksa ishte duke kryer punën e tij. Komunitëeti i Gazetarëve dënon këto veprime, të cilat cënojnë integritetin e gazetarëve. Ne kemi vendosur që ditën e sotme të jemi para Prokuriorisë së Përgjithshme duke kërkuar dy gjëra: të shkarkohet truproja e Arta Markut dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku të kërkojë ndjesë publike. Ne duam vetëm të jemi të lirë dhe të kryejm detyrën tonë. Lajmsi është i shenjtë!”
Ndërkohë që edhe disa gazetarë të tjerë kanë mbajtur fjalën e tyre në këtë protestë e cila paralajmërohet të mos jetë e fundit.
(s.a/faxweb.al)
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2112335132392859/