00:26 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kush janë kandidatët e tërhequr nga listat e PD-së, emrat e atyre që u lakuan dhe kush pritet të largohet

10:09 | 30/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush janë kandidatët e tërhequr nga listat e PD-së, emrat e atyre që u lakuan dhe kush pritet të largohet

Kthesa të papritura kanë karakterizuar Partinë Demokratike lidhur me listat e kandidatëve për deputetë, të cilët kanë zgjedhur të tërhiqen nga gara nën siglën e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, siç ka edhe emra që u përfolën por vazhdojnë të jenë pjesë ende, krahas atyre që mundet të shpallin së afërmi tërheqjen.

Pesë janë kandidatët demokratë që morën vendimin të tërhiqen nga listat e kandidatëve demokratë për deputetë, ku arsye që i ka shtyrë ka qenë më së përgjithësisht pakënaqësia e ngjallur ndër ta për shkak të renditjes në këto lista.

Sazani Guri, i pesti në listën e PD-së për Beratin vendosi të tërhiqej për shkak se ishte i pakënaqur në renditjen nga fundi në listën me 7 kandidatë. Tërheqja e tij u ndoq nga ajo e Bujar Hoxhës.

Ramiz Çobaj, kandidat në Shkodër e njëherazi kryetar dege i PD-së, la gjithashtu garën. Ai u shpreh se ndihej i fyer nga renditja i 8 në listën e Shkodrës. Në letrën për Bashën, ai shprehte edhe dorëheqjen e tij si kryetar i degës së PD-së në qytetin verior.

Një tjetër emër në Shkodër, Helidon Bushati, është kandidati më i fundit që vendosi të dorëhiqet nga lista e kandidatëve për deputetë në Shkodër. Ai renditej i katërti në listën e PD-së në këtë qytet.

Sulejman Gjana vendosi gjithashtu të largohet nga listat e Partisë Demokratike në Dibër, ku ai renditej i katërti. Në letrën e tij shprehej se vendimin e mori pas reflektimit mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Rama-Basha.

Ata që nuk u tërhoqën dhe që mund të tërhiqen:

Blendi Himçi, Sekretar i PD-së në Elbasan, u përfol për tërheqje, por do të vazhdojë garën, sikundër të tjerë emra si Dashamir Tahiri dhe Adriatik Alimadhi që vendosën të qëndrojnë pavarësisht hipotezave për tërheqje të mundshme të tyre.

Nuk dihet ç’do ndodhë me Lefter Maliqin në Berat, kandidati që një ditë më parë i bëri një ultimatum kryedemokratit Basha, të cilin e priste në takim deri në mesnatë. Një emër që po vazhdon të lakohet për tërheqje nga listat, është ai i Arben Ristanit në Vlorë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Të tërhequrit e PD-së: Sazan Guri, Sulejman Gjana, Helidon Bushati, Bujar Hoxha, Ramiz Çobaj
Etiketa: kandidatelistatpartia demokratiketerhequr
Pas

Basha bën reflektimin e fundit pas kritikave, si i ka spostuar kandidatët në qarqe (LISTAT E PLOTA)

Para

As Noziy s’rri larg biznesit, hap lokalin më të ri. KUSH ishin pjesë e festës së inagurimit (FOTOT)

Para
As Noziy s’rri larg biznesit, hap lokalin më të ri. KUSH ishin pjesë e festës së inagurimit (FOTOT)

As Noziy s'rri larg biznesit, hap lokalin më të ri. KUSH ishin pjesë e festës së inagurimit (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.