Prej ditës së djeshme është përhapur lajmi i 4 komandove ushatarake që kanë dezertuar në Angli. Edhe pse ishin nisur për trajnim atje, kushtet e vështira që ofron një punë e tillë në Shqipëri duket se ka shtyrë komandot që të zgjedhin rrugën më ekstreme, atë të dezertimit.
Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmoi lajmin duke shtuar se ndaj tyre është depozituar kallëzim në Prokurori.
Po kush janë komandot që janë nisur në 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci:
Kthimi i tyre ishte parashikuar në datën 19 tetor, por gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk ishin me pjesën tjetër të ushatrëve, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.
Edhe policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk ka pasur rezultat. Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes dhe cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s.
Tashmë do të jetë e vështirë që një shtet të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.
(E.K/Faxweb)
![](https://faxweb.al/wp-content/uploads/2017/11/komandot-copy-600x370.jpg)