Pas dy sulmeve terroriste me shpërthim kamikaze në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka reaguar për herë të parë edhe zëdhënësi i Talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se kjo ishte e planifikuar.
Një reporter i “The guardian” raportoi se një gazetar nga Kabuli i dërgoi një deklaratë të përkthyer nga zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se talebanët kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.
“Talebanët janë të përkushtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë që terroristët të përdorin Afganistanin si bazë për operacionet e tyre. Talebanët kanë paralajmëruar trupat amerikane për grupe të mundshme terroriste si ISIS”, tha Mujahid.
Theksojmë se në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.
(E.H/Faxweb.al)