Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të tërheqë shumën e dietës që i është “derdhur” në llogarinë e tij bankare.
Në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha tha se shpenzimet e tij jashtë Tiranës do t’i mbulojë me shpenzimet e tij. Ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë dijeni për shumat që i janë shtuar llogarisë së tij.
Reagimi nga Sali Berisha:
“Njoftim! Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.
Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:
1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.
2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.
Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia”, shkruan Berisha.