Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me skandalin me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.
Kjo ka sjell edhe revoltën e deputetëve të PD, të cilët kanë bllokuar sërish Foltoren e Kuvendit.
“39 pro, 66 kundër, bie kërkesa, vijohet me rendin e ditës”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.