Ismet Shehu, me profesion kuzhinier, i ftuar në emisionin Opinion ka rrëfyer se ka gatuar për Mbretëreshën Elizabet të Anglisë. Ai tregoi se fati deshi që ai të gatuante, sepse u zgjodh si student më i mirë, pasi studiontë në Londër në universitetin weston University, ku kishte mësuar për tre vite për kuzhinë. I pyetur se çfarë i ka gatuar Mbretërëshës Elizabetë ai është shprehur gatimi ka qenë i gjithë me peshk
“Ka qenë e gjitha me Peshk, gatimi ka qenë i gjithë me peshk. Unë isha student, por shefi i madh ishte profesor në Londër. Bëhet fjalë për vitet 2009 2010.” (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post