Aksident i rënde që ndodhi në afërsi të fshatit Fitore të rrethit Devoll, i mori jetën një punonjësi police, i identifikuar si Lorent Duli.
Ai ishte punonjësi i Policisë në njësinë administrative Miras.
Bëhet e ditur se 27-vjeçari Duli dhe tre kolegët e tij sapo kishin përfunduar shërbimin, një kontroll në terren, përkatësisht në fshatin Devoll i Sipërm, për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, por një humbje kontrolli në drejtimin e mjetit, ka shkaktuar edhe aksidentin fatal.
Viktima mësohet se drejtonte “Mitsubishi”-n me targa Policia 0305, ndërsa tre efektivët e tjerë ishin pasagjerë.
Për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndodhet në vendngjarje grupi hetimor. (M.D/Shuplaka)