Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shkruar sërish sot në lidhje me votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB. Ai thotë se ky turp nuk mund të zhbëhet më dhe se asnjë avokat nuk mund të dalë pro këtij vendimi.
“Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet. Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi. Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj. Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes.
Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia. Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes.
Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë”, shkruan Vasili.
(E.K/FAXWEB)