Këngëtari shqiptar Labinot Tahiri, që prej fillimit të pandemisë ka dalë kundër rregullave të qeverisë për të kufizuar lëvizjen dhe për të mbyllur baret e restorantet, që rrjedhimisht bllokon dhe punën e të gjithë artistëve.
Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, Labi shkruan se më shumë sesa spital për të sëmurët me Covid, është e domosdoshme të ngrihet një për pacientët e prekur nga kanceri.
Sa i përket virusit, ai thotë se për të nuk po brengoset as presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili së fundi është infektuar me COVID-19, dhe që arriti ta mposhte për 10 ditë.
Postimi i plotë:
I DUHUR SPITALI KUNDËR KANCERIT, JO SPITAL PËR ‘KOVID19 BIZNESIN’!!!
Mos harroni një gjë; vendi dhe të sëmuret, kanë nevojë për spital kundër semundjeve me kancer, nuk kanë nevojē për spitale kundër Kovid19.
Mos harroni, keni shpenzuar miliarda euro e dollarë, keni shitur shtëpia e prona, por kurrë nuk ju doli Zot askush, sepse jeni në gjumë, dhe për ta zgjuar vetëdijen e ministrave dhe atyre që mirren me shëndetsi ju duhet të ngriteni në këmbë.
Sa të jeni kokë-ulur, dijeni se kështu do të zgjasë, duke paguar miliona në Turqi dhe në vendet të tjera nëpêr botë.
Sa i perket Kovidit, nuk po ia ndin as Donalt Trampit, por ai Zotnia i ka spitalet kundër kancerit, ne nuk i kemi!
ZOTI E DREJTOFTË POPULLIN DHE VENDIN TONË, SE POLITIKA 20 vjeqare nëse vazhdon kështu, nuk ka kurrë për ta drejtuar!
E di prap që e teprojë, por mendja dhe zemra nuk më len të qëndrojë si shumë të tjerë…..! Labi-KOSOVË E SHQIPËRISË.!”. (E.K/Faxweb.al)