Një operacion anti-drogë është zhvilluar këtë të hënë në zonën e ShënVlashit në Durrës.
Në një banesë, e cila është përshtatur si laborator droge janë zbuluar disa pako me kanabis, gati për shitje.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka të arrestuar 5 persona. Pritet që në vazhdim policia të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë operacion.
Të arrestuar janë babë e bir me inicialet SH.K., dhe I.K., si edhe 3 punonjës të OSHEE të cilët akuzohen për moskallëzim krimi, duke qenë se nuk kanë raportuar për laboratorin e drogës.