Një trup i pajetë është gjetur në bregun e Puglias në Itali, rapotojnë mediat italiane. Sipas mediave italiane dyshohet se është avokati i zhdukur Besnik Muça i cili humbi çdo gjurmë më 2 nëntor tek sa po udhëtonte nga Durrësi drejt Barit.
Trupi është gjetur më 6 nëntor në Castro, provincë e Leçes. Autoritetet italiane kanë kërkuar kryerjen e testit të ADN-së.
Për herë të fundit Muço kishte kontaktuar me bashkëshorten ku e njoftonte se po hipte në traget në Durrës për të shkuar tek ata në Itali. 54-vjeçari Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.
Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës. Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post