Aksioni i Policisë ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme në Durrës ku sipas burimeve vetëm gjatë orëve të fundit janë kontrolluar mbi 200 automjete, krysisht luksoze ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.
Mësohet se grupet e kontrollit nga patrullat e Operacionit Forca e Ligjit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës kun ë shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.
Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse.
Edhe në Shkodër Policia vijon kontrollet ndaj mjeteve luksoze. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Rendit janë vendosur ne hyrje të Shkodrës duke kontrolluar mjete pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim që mund të kapen në lëvizje në këtë qytet.
Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, rezultate të cilat pritet të bëhen publike në orët në vijim.
Në Fier këtë pasdite nuk ka patur aksion të FNASH-së ndërsa pjesën e dytë të ditës dhe në mbrëmje nuk janë vënë re patrulla.
FNSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë në Fier e filluan aksionin që në orët e para të mëngjesit përkatësisht nga ora 09:30 deri në 12:00 të mesditës dhe patrullat ishin vendosur në hyrje të qytetit njohur si “Vija e Ngjalës”.
Paradite efektivët e FNSH dhe të policisë kanë qenë të pajsura me kallashnikovë dhe maska të zeza, ku kanë ndaluar dhe kontrollonin të gjitha mjetet luksoze, që mund të jenë objekt i Operacionit Forca e Ligjit.
Ende nuk ka të dhëna konkrete, ndërsa rezultatet priten në orët në vijim.
Edhe në qytetin e Elbasanit policia ka ushtruar kontrolle gjatë paradites por ato nuk kanë qenë intensive. Një patrullë policie u stacionua për më shumë se një orë në pjesën jugore të qytetit mbi urën e lumit Shkumbin.
Kontrollet kanë nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 të drekes ku sipas burimeve mësohet se për 72 orë jane kontrolluar disa automjete. Ende nuk ka ndonjë informacion për persona të shoqëruar apo automjete të bllokuara, ndërkohë shenjestër e këtyre kontrolleve kaneë qenë automjetet e blinduara si dhe ato lukzoze. Aksioni bëhet me dije se do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)