Punonjësi i pòlicisë që dh.ùnoi të miturin tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë një ditë më parë është pezùlluar nga puna. Bëhet me dije se punonjësi i pòlicisë me iniciale G.N është pezùlluar nga puna, dhe ka nisur hetimi për tre punonjësit e tjerë.
Video ku dh.ùnohej 15-vjeçari qarkulloi në rrjetet sociale, dhe shihej teksa 4 efektivë pò.licie dhù.nonin në mënyrë bárbare adoleshentin.
Në një denoncim në mediat sociale, mamaja e adoleshentit, tha se djali i saj kishte dalë të bënte xhiro me biçikletë dhe më pas efektivët e policisë e kanë ndaluar dhe shoqëruar në kámisariat. Nëna e 15 vjeçarit, i cili quhet Sarandi, ka shkuar vetë ta marrë djalin nga Rajoni i Policisë, por ka parë se mbi të është ushtruar dh.ùnë nga efektivët e po.licisë.
Njoftimi i policisë
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19.
Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.