Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e së shtunë në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i mjetit me iniciale A.N, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur 65-vjeçarin i cili po qarkullonte me biçikletë.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi me iniciale D.B ka ndërruar jetë. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugorë Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin D. B., 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili qarkullonte me biçikletë, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.