Një tjetër kamion është përfshirë në një aksident para pak çastesh në aksin ‘Berat-Kombinat’.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, kamioni i mbushur me gurë shihet totalisht i përmbysur në mes të rrugës.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Kujtojmë se rreth një orë më parë një tjetër kamion që po transportonte një çisternë me naftë, doli nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.