Një aksident ka ndodhur në Mirditë, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë automjeti me drejtues F.Ll 59 vjeç, ka dalë nga rruga duke bërë që të dëmtohet shtetasja B.D 55 vjeç e cila është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktual;isht po merr mjekim.
Njoftimi i Plotë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.