Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë shënuar 28 raste të reja pozitive me COVID-19.
Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 2 mijë e 500 mostrave.
Njoftimi i plotë i IKSHPK: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575.
Në total numri i rasteve aktive është 114.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!