Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish dhënien e pretencës për Arbër Çekajn, biznesmenin e akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e avokatit Maks Haxhia i cili pak javë më parë u shtrua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjerje kirurgjikale.
Dhenia e pretencës ndaj 3 të pandehurve Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku është shtyrë për herë të dytë. Avokati Maks Haxhia ka paraqitur kërkesë për shtyrje për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërsa e pasjustifikueshme është cilësuar nga gjykata mungesa e avokatëve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet ditën e premte, datë 08 nëntor, ora 10.00.